osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ditmir Bushati po ndërton një fabul të vetën politike

Ditmir Bushati po ndërton një fabul të vetën politike

Nga Mero Baze

Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për atë që ka ndodhur në Shkodër. Për atë që ka ndodhur në Shkodër mund të jetë në sherr Partia Socialiste me Ditmirin. Ajo që po artikulon Bushati, qysh pas ikjes nga ministër i Jashtëm e më pas, është një gjë më e thellë dhe më serioze për karrierën e vet, se sa ndonjë mospërputhje idesh me Edi Ramën.

Ditmir Bushati, duket se ishte ministri që e përjetoi më keq se gjithë të tjerët shkarkimin si ministër i Jashtëm. Edhe pse ishte një shkarkim i ambalazhuar për gjithë ministrat njësoj, pra për të gjithë ata që kishin qenë ministra pesë vjet, Bushati ndryshe nga ministrat e tjerë, ndërtoi fabulën e vet politike për shkarkimin. Ai e paraqiti kudo shkarkimin, tek gazetarë konfidentë, tek diplomatë, ish- kolegë të tij dhe kudo që pyetej, përveçse publikisht, si një pasojë që po i vinte nga fakti që Edi Rama mbështeste presidentin Hashim Thaçi në bisedimet për marrëveshjen me Serbinë, ku ishin të hapura dhe opsionet e shkëmbimit të territoreve.

Aq shumë u vetësugjestionua nga kjo fabul që ndërtoi, dhe aq shumë e përhapi atë, sa presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë shkarkimin e tij, një rast i paprecedentë në historinë e politikës së çdo shteti në botë, ku shkarkimi i ministrit është tërësisht kompetencë e kryeministrit.

Beteja vazhdoi pastaj me mos dekretimin e Gent Cakaj, i cili, falë këtij sugjestioni publik që ju bë shkarkimit të Bushatit, u caktua apriori si njeri i dërguar nga Vuçiç e Thaçi, për të pasur mbështetje të Tiranës, a thua se atyre nuk u mjaftonte Edi Rama, nëse e kishin.

E vërteta është se Bushati ishte në të drejtën e vet të ishte kundër një marrëveshje Serbi- Kosovë, që përfundonte me shkëmbim territoresh.

Shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, një minë me sahat për rajonin dhe një poshtërim për shqiptarët e serbët, si dy kombe primitive që nuk jetojnë dot bashkë.

Të jesh kundër kësaj ideje është një gjë e lehtë dhe parimore. Por të përballesh me këtë ide si shtetar, mbështetur dhe nga SHBA e BE, duke qenë kryediplomat apo kryeministër, nuk është njësoj si të jesh editorialist tek gazeta “TemA”, ku mund të thuash kollaj që kjo është idiotësi.

Edi Rama nuk foli kurrë, as një “Po” dhe asnjë “Jo” për këtë propozim, duke thënë se është një peshë në qafën e Hashim Thaçit, dhe ky është i vetmi fakt publik, që e diferenconte atë nga Bushati, i cili në një intervistë e kundërshtoi hapur këtë ide.

Fushata linçuese ndaj Cakajt, përfshirja në debat e Berishës, Metës dhe Haradinajt, që befas gjetën rast të shfryjnë dhe inatin me SHBA për hallet e tyre dhe të ndezin delirin e shpëtimtarëve të kombit, kishte nevojë për një aleat nga ana e Ramës, dhe Ditmir Bushati ishte “armiku” në dispozicion, në këtë rast.

Kjo fabul zgjati deri në verën e këtij viti, kur Bushati u përball me ndëshkimin e dytë nga Edi Rama, atë të shkarkimit nga koordinator politik i Shkodrës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas kësaj, ai nisi të ndërtojë fabulën e dytë të tij politike, atë të dekriminalizimit, pasi kandidati i tij për në Shkodër rezultoi një ish- i dënuar në Itali.

Kjo e dyta natyrisht prodhon më shumë nervozisëm në Partinë Socialiste, edhe pse e vërteta është se mjedisi i të zgjedhurve është i kontaminuar nga prurje të tilla, herë pas here.

Dy javë më parë ai ka pasur një shkëmbim të hidhur replikash me Edi Ramën, në debatet online me Kryesinë e PS, dhe dje një diskutim po aq të hidhur në Kryesi, duke u foksuar tek ky fenomen, dhe duke bërë përgjegjës Edi Ramën.

Janë dy fabula që vijnë pas dy shkarkimeve të tij, e para nga një post shtetëror, dhe e dyta nga një post politik.

E vërteta është se deri tani, debati brenda PS është mes tij dhe Edi Ramës. Askush nuk është përfshirë në këtë debat, qoftë dhe për faktin se shkarkimi nga ministër është një çështje ekskluzive e kryeministrit dhe se shkarkimi nga koordinator politik erdhi pas një rezultati katastrofik, të ulët të PS, në Shkodër, edhe pse pa rival.

Por nuk duket se është një debat nga ato që “shëndoshin” Partinë Socialiste, siç thuhet rëndom në këto raste. Është më shumë një polemikë politike mes tij dhe Edi Ramës, si një njeri që po ndërton fabulën e vet politike, ndaras me të, si një ish- ministër që u bë “viktimë” e (mos)marrëveshjes Serbi- Kosovë dhe ish- politikan i PS, që u bë viktimë e marrëveshjes Rama- Doshi. Ka zgjedhur dy fabula të cilat nuk lënë vend për të brenda në PS.

Dhe Bushati duket që nuk po lufton për të qëndruar, por po qëndron për të ikur, duke luftuar kundër “armiqve të jashtëm të Shqipërisë”, që i lidh me Edi Ramën dhe “kundër armikut të brendshëm” të PS, që është Edi Rama.