osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dosja “339” ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se sa personazhet e dosjes!

Dosja “339” ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se sa personazhet e dosjes!

Nga Mero Baze

Gjithë procesi i hetimit dhe gjykimit publik për dosjen “339”, nxjerr në pah faktin se prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, si dhe dy oficerët e policisë gjyqësore, P. Gjeçaj dhe B. Myslia, që kanë ndjekur gjatë procesit të hetimit ngjarjet, kanë dështuar qëllimisht procesin e hetimit të veprës penale, në fushën e zgjedhjeve.

Parimisht, dështimi mund të justifikohet me atë që tha prokurorja Donika Prela se “nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve për këtë vepër penale, sa kohë që elementë të saj janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kjo nuk ka ndodhur dhe prokurorët mund të justifikohen se nuk kanë arritur të kuptojnë në kohë këtë objekt hetimi. Për sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre, hetimi nuk mund të bëhet. Kjo është alibia që mund të ngrejë prokurori i parë i çështjes, zoti Martini, i cili ka qenë përgjegjës i dosjes.

Por prokurori i dytë i kësaj dosje, Besim Hajdarmataj, duket se ka qëmtuar episodet e krimit elektoral dhe ja ka ofruar shtypit dhe opozitës për përdorim politik, në një moment krize të karrierës së tij, duke tentuar të bëjë pazar, ose të hakmerret, duke përdorur këtë dosje.

Koicidenca tregon qartë, se për herë të parë në publik, gazetarë të lidhur me Prokurorinë, folën për dosjen “339” pas goditjeve të para që dha prokurorja Marku me lëvizje dhe transferime prokurorësh në rrethe.

Lajmet se ekziston një dosje me numër “339” koicidojnë me transferimin e zotit Hajdarmataj në Pogradec. Është interesante se, përfolja e dosjes ishte e fokusuar vetëm tek ndikimi elektoral, që në fakt ishte dhe e vetmja pistë që nuk ishte hetuar dhe për të cilën nuk ishte reaguar në kohën kur ndodhte.

Aq e fortë ishte kjo thashethemnajë, sa ne deri para pak ditësh, të gjithë e dinim këtë dosje, një dosje ku është hetuar për prekjen e zgjedhjeve.

Tani, nëse prokurori Martini mund të justifikohet se nuk i ka konstatuar në ato 600 e ca CD këto interferimet elektorale të bandës së Shijakut, siç dhe justifikon zonja Prela, atëhere pasardhësi Hajdarmataj, që dukshëm ka konstatuar vetëm ato që kane lidhje me zgjedhjet, dhe u kujdes t’i shpërndajë si thashetheme në media, duhet të ngrinte padi për paraardhësin e tij, që i ka neglizhuar këto detaje.

Por në fakt, ai duket se vendosi t’i përdorë ato për të mbrojtur veten, pas interesave të rrezikuara të karrierës brenda Prokurorisë. Duhet të kujtojmë se në atë kohë ai ka qenë vetë nën hetim për pushimin e çështjes së grupit të drogës Çekaj (Kuliçi), nga Amerika Latine, dy vite më parë, gjë që u konstatua kur Çekaj u rikap me 613 kg kokainë.

Në këto momente të vështira të karrierës së tij, me sa duket Hajdarmataj ka parë më shumë shpresë nga hedhja në betejë kundër reformës, se sa nga zbardhja e dosjes.

Ndaj sot ai nuk ja vlen të merret në hetim për nxjerrje sekreti, siç po bëhet presion. Ai meriton të merret nën hetim, për të kuptuar se kur i konstatoi ndërfutjet në zgjedhje të grupit të Shijakut, dhe çfarë bëri me to.

Vetëm ky grafik kohor shpjegon më së miri, se përse u keqpërdorën përgjimet në këtë dosje voluminoze dhe mund të na heqë dhe kuriozitetin se çfarë ka tjetër, përveç atyre që kanë dalë.

Tani e vetmja gjë e provuar është se dosja “339” ka qenë karburanti i rezistencës ndaj pasojave të para të reformës në drejtësi në Prokurori, dhe politikës së opozitës, që e kishte këtë, flamur të betejës së saj.

Ajo që ka bërë Hajdarmataj me dosjen, duke e shpërdoruar si fakt jurdik dhe duke e kthyer në pasuri politike, është aleanca e “shenjtë” e opozitës me drejtësinë shqiptare kundër reformës. Pasi dosja “339” duket se ka shërbyer më shumë si mburojë për prokurorin Hajdarmataj, se sa për të shpëtuar Dakon, apo personazhe të tjera të përfshirë në përgjimet rreth zgjedhjeve.

Ata janë kthyer praktikisht në pengje të një prokurori që e ka parë si “thesar” për veten e tij këtë dosje dhe jo si fakt juridik kundër tyre.