Dy protestues kapen me lëndë narkotike dhe lihen të lirë! Nëse je “flamingo” mund të pish dhe shpërndash drogë?! Kur ka ndryshuar Kodi penal?

Dy protestues kapen me lëndë narkotike dhe lihen të lirë! Nëse je “flamingo” mund të pish dhe shpërndash drogë?! Kur ka ndryshuar Kodi penal?

Janë ndaluar dhe proçeduar në gjendje të lirë dy të quajtur protestues.

Në Prokurori janë referuar materialet për Arnold Zhupanin dhe Mario Rekën, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike ndaj dy shtetasve është gjetur lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Por një fakt e paimagjinuesh ështe se si është e mundur që dy posedues drogrash lihen të lirë, kur me dhjetëra shqiptarë janë në burg për një cigare hashash, përdorimi i të cilit ështe vepër penale në kodin penal.

Mos vallë prokuroria ka miratuar si pagat një kod penal të ri vetëm për këte rracë flamengosh dhe pelikanësh kaçurrel pa flokë?!/Ekskluzive.al