Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Një javë më parë, avokatët britanikë të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim firmosjen nga Veliaj të aplikimit për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Por sipas avokatëve të Veliajt, SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Ata njoftojnë se aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanikë, për shkak të refuzimit të SPAK.