osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë

Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Mësohet se dy person kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në lagjen numër 18 të këtij qyteti.

Njëri prej personave është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa i dyti, i identifikuar si shtetasi Emiljano Pine është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas pak minutash ka ndërruar jetë.

A2CNN mëson se autori i ngjarjes është personi që është gjetur i pajetë në rrugë. Ai fillimisht ka qëlluar me armë zjarri 40-vjeçarin, i cili vdiq në spital dhe më pas ka vrarë edhe veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë”, sqaron policia.

Për këtë rast uniformat blu kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.