osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dyshime për pastrim parash nga reklamat e çmendura të biznesit në prag falimenti në media, nga 60-120 euro sekondi. Raporti i tatim-fitimit dhe “Rusia 2018”

Dyshime për pastrim parash nga reklamat e çmendura të biznesit në prag falimenti në media, nga 60-120 euro sekondi. Raporti i tatim-fitimit dhe “Rusia 2018”

Kompanitë shqiptare, të mëdha dhe të vogla në fund të herës deklarojnë bilance negative, “fit e fit” ,ose me ndonjë fitim modest sa për të qënë larg “qerthullit” të falimentit.

Po të shohësh regjistrat e tatimeve, po të shohësh deklarimin e tatim fitimit për bizneset shqiptare, madje dhe  për ato që quhen tatimpagues të mëdhenj, janë aq minore sa janë pikërisht në limitet e falimentit.

Duket sikur një “fill” shumë i hollë i ndan këto biznese nga falimenti, duke qenë se deklarohen pa fitime dhe në kushtet minimale të mbijetesës.

Ky është një truk që përdorin zakonisht bizneset, për të mos paguar shumë para tek tatimet, pra tatim fitimin, por dhe një risk i tyre përballë organeve ligjzbatuese të shtetit.

Ndërkohë që arka e shtetit, për shkak të këtij evazioni ka një humbje kolosale , aq më tepër që bëhet dhe në kushtet kur kasa fiskale është kthyer në detyrim.

Pa përmendur emra kompanish, ia vlen të marrim në analizë vetëm një fakt shumë domethënës: Shumat e mëdha që këto kompani paguajnë për të reklamuar mallin e tyre në mediat shqiptare, kryesisht ato audiovizive.

Në një treg mediatik, ku audienca televizive nuk është e matshme, me emisione qokash, reklamat janë katastrofike, aq sa një sekondë reklamë ka arritur çmimin marramendës të 120 eurove.
Një postulat i vjetër thotë se “malli që shitet s’ka nevojë për reklamë” dhe “reklamë bëhet kur bie tregu për një produkt të caktuar”.

Që këtu ia vlen të mendosh se shumat marramendëse, që paguhen nga bizneset shqiptare nëpër televizione, sidomos në emisionet televizive e tejkalojnë “takatin” e tyre prodhues dhe të fitimit.
Eshtë tepër e vështirë të besohet që një kompani, që gjithnjë është në limitin e mbijetesës të reklamojë produktin e saj me 60-120 euro sekondin në një hapësirë televizive.

Dhe që shkon minimalisht gati gjysmë ore në ditë me përsëritje për muaj me radhë.

Eshtë një shpenzim katastrofik, që as mbajtja në të zezë e punonjësve të një biznesi nuk e mbulon.
Burimet saktësojnë se reklamat janë mënyra më e mirë e pastrimit të parave nga ana e një biznesi, i cili burimin e fitimit nuk e ka tek produkti që ka deklaruar se prodhon me kompaninë e tij, por nga të ardhura të tjera që mund të jenë dhe nga trafiku i drogës apo trafiqet e tjera.

Flasim për ato kompani që deklarohen në kufinjtë e mbijetesës si biznes dhe që hedhin shuma të çmendura në reklamimin e “produkteve” të tyre në media.

Kulmi i reklamimit është ajo i një kompanie shqiptare që prodhon vetëm një seri produkti vetëm për reklamë por që asnjëherë nuk ka dalë në treg.

Dhe këtu e kanë burimin dhe shumat marramendëse, që marrin moderatorët shqiptarë si paga, stafi i tyre dhe vetë drejtuesit e mediave audiovizive.

Pavarësisht se është vështirë të matet audienca e këtyre emisioneve televizive, shifrat e çmendura të pagave për moderatorët shqiptarë që shkojnë nga 300 deri në 500 mijë euro në vit.

Këto janë pagat neto dhe pa 20 apo deri në 50 përqind të gjithë reklamës që “thith” si emision televiziv, duke kaluar madje dhe Oprah në SHBA, e cila me një shkueshmëri prej miliona njerëzish përmes dhe emisionit të saj Oprah Winfrey Show zor se i ka këto paga.

Ndaj bizneset shqiptare,  që bëjnë këto reklama të çmendura në mediat audiovizive, por dhe në mediat e tjera, të bëjnë të mendosh se thjeshtë dhe vetëm bëjnë pastrim parash.

Pasi nuk ka si shpjegohet ndryshe që dhe kompani që i janë nënshtruar falimentit dhe janë me administrator shtetëror, financojnë emisione televizive apo kanë reklama të shumta në media.
Sepse duke “kryqëzuar” këto shpenzime me fitimet që deklarojnë dhe tatohen, ka një raport të përmbysur. Por po hyjmë thjeshtë ne detajet e reklamave për kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Reklamat në Shqipëri për ndeshjet e Botërorit të Rusisë

Sipas Ofertës Zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar, për tre fazat e para kualifikuese të Botërorit, duke marrë si njësi sekondën, çmimet nisin nga 15 euro/sek (pas pjesës së dytë) e deri në 60 euro/sek (ky i fundit i referohet hapësirës 10 sekondëshe “before kickoff”, reklamë që për faktin se ka kohëzgjatje 10 sekonda, është e faktorizuar me 1.5, faktorizim për spotet me kohëzgjatje më të vogël se 30 sek.)

Hapësira e emërtuar “before kickoff”, që bëhet fjalë për kohën para nisjes së himnit për skuadrat, ka çmime më të shtrenjta, për faktin se është brenda kohës së ndeshjes, ku audienca ka vëmendjen më të madhe shkruan “Monitor”. Reklamat janë të kufizuara dhe jo më të gjata se 10 sekonda.

Për tre fazat e para kualifikuese në këtë hapësirë kemi 3 nivele çmimesh në euro për sekondë: 45 euro (30×1.5); 52.5 euro (35×1.5) dhe 60 euro (40×1.5); Ndërsa në gjysmë finale, çmimi për sekondë) arrin 120 euro (80×1.5) për të arritur në çmimin më të shtrenjtë në finale në 180 euro për sekondë (120×1.5).
Oferta ka diversifikim të çmimeve edhe sipas ndeshjeve ku midis të tjerave vihet re se në përballjen mes Serbisë dhe Zvicrës (22 qershor) është në ndeshjet me çmimet më të larta.

Kjo për shkak se pritet të ndiqet nga një audiencë e madhe e  përfshirë me emocione duke qenë se në formacionin e Zvicrës luajnë 4 shqiptarë. Po ashtu, edhe në ndeshjen më 17 qershor të Brazil-Zvicër.
Çmimet më të lira për reklamë me njësi sekondë janë në hapësirë pas pjesës së dytë të ndeshjes, me minimum 15 euro/sekondë (e pafaktorizua, për spot 30 sekonda).

Sa u përket informacioneve për spotet, në të gjitha ndeshjet e Botërorit, hapësirat e tjera (përveç before kickoff), lidhur me çmimet nga më i larti tek më i ulëti, janë respektivisht:

Para pjesës së dytë (min 28 euro/ sek ose 840 euro për 30 sekonda dhe max: 110 euro/sek ose 3’300 euro për 30 sekonda)

Pas pjesës së parë (min 25 euro/sek ose 750 euro për 30 sekonda dhe max: 100 euro/sek ose 3’000 euro për 30 sekonda)

Para pjesës së parë (min 22 euro/sek ose 660 euro për 30 sekonda dhe max: 75 euro/sek ose 2’250 euro për 30 sekonda)

Pas pjesës së dytë (min 15 euro/sek ose 450 euro për 30 sekonda dhe max: 70 euro/sek ose 2’100 euro për 30 sekonda)

Hapësira të reklamës ofrohen edhe gjatë emisioneve sportive apo bisedave në studio.

Pra është një çmenduri e vërtetë e reklamimit të bizneseve nga shumica e kompanive shqiptare, ku nga njëra anë deklarohen me humbje apo me fitim minimal, nga ana tjetër bëjnë reklama të çmendura nëpër TV-të shqiptare.

Madje dhe tashmë në ditët e kampionatit botëror, ndonëse televizionet private kanë të drejtë e vetëm emisioneve në mes të ndeshjeve apo pas ndeshjeve për të diskutuar dhe debatuar mbi episodet e ndeshjeve, marrin reklama të majme nga kompanitë dhe bizneset shqiptare.

Tregu i reklamave 2016-2017

Në total, tregu i reklamave në vend në vitin 2016 vlerësohet të ketë arritur në rreth 39.3 milionë euro, me rritje të lehtë me rreth 3%, i udhëhequr nga përmirësimi i të ardhurave të televizioneve, rritjes së fortë online dhe një periudhe më të mirë të operatorëve outdoor.

Media ka bërë vlerësimin e tregut të reklamave për 2016, duke u nisur nga tregues direktë të matur nga disa drejtime:

-të ardhurat e kategorive kryesore të tij, televizioneve, shtypit të shkruar, outdoor dhe online, të matura në pjesën kryesore nga xhiro që aktorët kryesorë kanë deklaruar në bilancet e tyre të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

-Shpenzimet e kompanive kryesore për marketing, kryesisht telekomunikacione, banka, produktet që lëvizin shpejt nga rafti (FMCG), sipas raportimeve të detajuara në bilancet përkatëse.

Për vitin 2017, vlerësohet se tregu në përgjithësi ka rënë me 2.2%, për të arritur në 38.4 milionë euro. Të gjitha segmentet, me përjashtim të atij online, kanë raportuar rënie, që më e madhe ka qenë për shtypin e shkruar.

Vlerësimi i vitit 2017 është bërë duke u bazuar në sasinë e sekondave (njësi shitjeje e televizionit) të reklamës të transmetuar në mediat televizive, sipërfaqes (në cm²) në shtypin e shkruar, online (px²) dhe në outdoor (m²) sipas të dhënave të siguruara nga kompania monitoruese Idra Media (të dhënat e sakta, sipas bilanceve të raportuara nga televizionet, radiot, kompanitë outdoor janë të disponueshme vetëm pas korrikut).

Edhe për vitin 2018, ekspertët e agjencive të reklamave në vend nuk janë shumë optimistë. Kompanitë po vijojnë të shkurtojnë buxhetet e marketingut, si një reflektim ndaj situatës jo shumë të mirë ekonomike. Opsioni më i mirë, sipas tyre, është që tregu të qëndrojë të paktën në nivelet e 2017-s./Pamfleti