osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“E pashë atë platformën, nuk bën”! Gazetari rrëfen historinë e padëgjuar kur Ylli Rakipi e përzuri nga ekrani: Zoti është i madh!

“E pashë atë platformën, nuk bën”! Gazetari rrëfen historinë e padëgjuar kur Ylli Rakipi e përzuri nga ekrani: Zoti është i madh!

Ylli Rakipi, autori dhe moderator i emisionit “Të Paekspozuar” i ftuar në RTV Ora konfirmoi se është mbyllur emisioni i tij dhe i Adi Krastës të transmetuar në tv News 24. Rakipi tha se Rama po instalon një regjim diktatorial. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Armir Shkurti, të cilin e përzunë nga ekrani rreth pesë vite më parë.

Ai kujton kohën kur Ylli Rakipi ishte drejtor i televizionit ku ai punonte dhe i mbylli emisionin investigative “Boom”.

Reagimi në Facebook

KËRRMA IZ BIÇ (ose ZOTI ËSHTË I MADH)!
***********
Po fiks, ditë më ditë, 5 vjet më parë ka ndodhur!
28 gusht 2014, Ylli Rakipi mua: “To mbyllet ce është ay Fiksi e ay tjatri ne Agoni, kështuqë nuk ka pse të ketë kaq emisione investigative” – plot 5 vjet, ditë më ditë, para se ti mbyllin të tijin.
Mua më tha “të kam mik” dhe më kërkoi t’i sjell një platformë emisioni. Duke parë se ky muhabet qe si puna e ariut e ujkut me cigaret: pse me filtër – pse pa filtër, i çova një platformë, që do ta them në fund se ç’qe.
Shkoj në takimin me drejtorin e ri të përgjithshëm, Ylli Rakipi. Kishte edhe një sekretar.
“Shëko – tha – unë e pashë atë platformën…Nuk ben! Ta them pa ashu…nuk ben!”
– E di! – i thashë dhe ika
*********
Në fakt, ajo që i nisa Ylli Rakipit ishte as më pak as më shumë por skaleta e spektaklit ONE MAN SHOW më të famshëm në SHBA: Tonight with Jay Leno!! Dhe “ay nuk bente”! ——–

———-
Sot edhe unë jam thellësisht i trishtuar për ngushtimin e lirisë së medias dhe i frikësuar për të ardhmen e këtij vendi. Më ther shpirti për çdo dritare që mbyllet (edhe pse jam i përjashtuar krejtësisht prej tyre) . Por nuk mund të rrija pa ndarë këtë qyfyr që e mbaj për vete, edhe prej ngazëllimi mistik të përkimit ditë më ditë me dëbimin tim nga ekrani, 5 vjet më parë, drejtpërdrejt nga Ylli Rakipi.