Edhe këta janë pjesë të tallurve nga drejtësia! Amnistia nëpër sirtarë: Prokuroria nuk pyet për vendime parlamenti, vonon zbritjen e dënimit për 2868 persona në Shërbimin e Provës

Edhe këta janë pjesë të tallurve nga drejtësia! Amnistia nëpër sirtarë: Prokuroria nuk pyet për vendime parlamenti, vonon zbritjen e dënimit për 2868 persona në Shërbimin e Provës

Amnistia e këtij viti u hapi dyert e qelive dhjetëra të burgosurve, por për dhjetëra të tjerë të dënuar me forma të tjera dënimi, pra jo me burgim, zbatimi i saj ende pritet.

Ndër ta janë edhe të dënuarit me shërbim prove, për të cilët Prokuroria nuk ia ka deleguar ende statusin e përfituesit Shërbimit të Provës, pasi emrat e tyre i mban ende në sirtar.

Gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, Besmir Kola, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, pranoi se për 2,868 shtetas të dënuar me mënyra alternative të vuajtjes së dënimit dhe që mbikëqyren nga ky institucion, të cilët kanë përfituar ulje dënimi, akuza nuk ka përcjellë ende përllogaritjet e zbritjes së dënimit.

Nga amnistia e këtij viti përfituan lirimin e menjëhershëm 466 të burgosur, ndërsa mbi 800 të tjerë morën ulje dënimi.

Të drejtën për të përfituar nga amnistia, nëse vendimi është shpallur para 31 majit, e kanë edhe ata shtetas ndaj të cilëve vendimi ka marrë formë të prerë ose që nuk e kanë apeluar çështjen.