Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dorëzuar platformën për reformin e partisë.
Spiropali, e cila prej muajsh është kthyer një nga zërat më kritikë brenda PS-së, ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Partisë Socialistë një mocion për hapjen e partisë.
Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Spiropali konfirmoi për gazetarët se platforma tashmë është dorëzuar.
“Është dorëzuar sot në Asamblenë e Partisë Socialiste”, u shpreh Spiropali, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e dokumentit.
Deputetja socialiste tha se novojitet një “marrëveshje për Shqipërinë” që nuk është e hartuar nga 1 apo 2 individë.
“Nga ana ime premtimi u mbajt dhe ju përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument i imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e partisë, ja kam drejtuar kryetarit dhe kryeministrit, do jetë i hapur edhe për publikun. Sepse një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet as nga një apo 2 individë por të shprehë vullnetin e shumicës”, përfundoi Spiropali.

