osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ene Qazim Mulleti do e kishte prishur “teatrin partizon” Shabono!

Ene Qazim Mulleti do e kishte prishur “teatrin partizon” Shabono!

Nga Anri Bala

Vazhdojnë tam-tamet e teatrit, me ca borizanë, që tashmë nuk kanë as frymë e as takat, e jo më mend… me ato që kërkojnë! Partia Demokratike i ka nxjerr në rrugë për të drejtat e tyre, që në fakt përkthehet, për krijimin e një kauze, ku “Babalet”, janë jo aktorë amatorë… por të vërtetë. Nuk janë të paktë njerëzit, që i mburrin dhe u veshin epitete nga më të ndryshmet, si aktorë të nivelit botërorë, ajka e artit, e tjera epitete të këtij lloji.

Asnjë nga ato tre-katër militantë, me në krye ish-deputetin e PD-së, nuk janë aktorë të mëdhenjë, as ajka, sepse nuk janë “botëror”. Robert Ndrenika, Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu, janë aktorë shumë të talentuar dhe për këtë, shqiptarët dhe shteti… që nga koha e komunizmit, ua ka bërë nderet dhe respektet për talentin, kurse për madhështinë, që nuk ekziston, nuk ka askush obligim tu japi, atë që nuk u takon. T’i japim Çezarit, atë që i takon Çezarit…

Për të gjithë ato qytetarë, që kurrë nuk kanë parë një dramë, tragjedi apo komedi, në Teatrin Kombëtar, e që jam i sigurtë se janë 99% e atyre që mbrojnë teatrin, në emër të “kolosave” të aktrimit, po ju them: Shqipëria ka pasur pak kolos aktorë, siç janë Aleksandër Moisiu, vëllezërit Xhim e Xhon Belushi dhe dy kolos me orgjinë shqiptare, njëra arvanitase, Irena Papas dhe tjetri arbëresh, Roberto de Niro. Kurse Roberti jonë, nuk di ku i ka kapërcyer majat?! Me filmin “Shtigje lufte”, si partizani Shabon, apo me komedinë “Prefekti”, si “armiku i popullit”, Qazim Mulleti, për të cilin vite mbrapa, Ndrenika u detyrua t’i kërkoj falje familjes Mulleti, për poshtërimin që i bëri, duke luajtur një rol në emër të partisë, që nuk i afrohej as edhe fare pak personazhit real?! Ndjesa nuk u pranua… e Roberti mbeti i vogël, si gjithë të tjerët!

Nëse do pyesim shqiptarët, ato të sotmit, që kanë ndjekur sadopak kinematografi, drama, tragjedi apo komedi, më thoni se a ju kujtohet ndonjë personazh i këtyre të “mëdhenjëve”, që i’u ka lënë mbresa?! Sigurisht, duke thënë të vërtetën, e për të mos më gënjyer, do më thoni… asnjë.

Bile… tani po bëhen më të famshëm, në rolin e Babales, duke “demaskuar” hajdutët, oligarkët, që po u grabisin shqiptarëve, teatrin që turpëron emrin e Teatrit me nostalgjinë e të punësuarëve aty.

Të ndjekësh një shfaqje, në atë kapanon ushtarësh italian, që quhet teatër, si në dimër edhe në verë… është një tmerr i vërtetë, o do vdesësh nga i ftohti, nëse nuk ke jorgan me vete, ose do vdesësh nga asfiksia, nëse nuk ke ventilator. Ndaj, teatri mbushet vetëm me familjarët, miqtë dhe të afërmit e aktorëve, sepse nuk i ngjall asnjë interes brezit të ri, që e argëton çdo gjë e bukur dhe e kohës, që nga arkitektura dhe ambientet argëtuese, të një teatri bashkëkohorë!

Nuk mund të paguajnë tironsit 15 milion euro, sipas llogarisë së “katunar Shabës”, për ta bërë plakën gërdall, miss, sepse nuk i kanë taksapaguesit e kryeqytetit, për t’i hedhur paratë… për teatër partizan. Qytetarët e Tiranës, janë pronar të tokës publike dhe si çdo pronarë kanë të drejtë ta zhvillojnë pronën e tyre. Prona publike është e jona dhe jo e të punësuarve… në shtëpinë tonë.

Edhe ta mendosh, është çmenduri! Përse kryeqyteti dhe shqiptarët, që janë pronarët e tokës, mos të ndërtojnë e zbukurojnë qytetin, pa paguar asnjë lekë, bile duke përfituar pafundësisht nga të ardhurat e mbledhura dhe duke qënë bashkëpronar me gjithçka?!

Si mundet, që një aktor, të na kërkoi të paguajmë miliona, për nostalgjinë e tij dhe shokëve të tij, e që nuk ka asnjë një lidhje me nostalgjitë dhe dëshirat tona, duke kërcënuar, se do e mbrojnë me zjarr… por cilën?!

Ku ishin këto aktor, kur prishej Kinostudio, që sot është kthyer në një karakatinë, ku toka me pronar është përvetësuar nga dy oligarkë mediash e jo vetëm?! Ne, nuk i’a heqim dot dyshimet që ka Shaboni, për Partneritetin Publik Privat… se mos i’a “fusin”… por ama, ajo që kërkojnë grupi i trimave të çetës së Pezës, nuk është asgjë me copën që i tremben, se mos ua vjedhin nga toka e të gjithëve. Ajo që po na kërkojnë partizano-ballistët, është një gjobë e rëndë: T’i heqim milionat nga buxheti i bashkisë (nga xhepat tonë), për të mos i prishur qejfin Qazim Mulletit dhe çingijeve të tij.

Këtë nuk e kupton Shaboni, se edhe Qazimi nuk është pronar, por administrator, Prefekti i Tironës. Nëse ju keni qenë “Prefekt” në profesionin tuaj, ne nuk jemi aq frikacakë apo zemërmirë, që t’iu falim një teatër. Ju u ulët dhe folët me atë, që e kemi zgjdhur ne zot të shtëpisë tonë… Tiranë, por nuk thatë asgjë, bile u bëtë trima dhe kërcënuat, duke e “përvetësuar” pronën me zjarr dhe gurë. Them përvetësuar, se pse nuk mund të them atë që thatë ju… se do e mbroni! këshillohuni me ndonjë jurist për të drejtat tuaj si aktor të punësuar.  Ju mund të mbroni shtëpinë tuaj, pronën tuaj, familjen tuaj dhe bythën tuaj, por atë që s’ju përket aspak… pronën e qytetarëve . Mos vallë, uljen në bisedime, në shenjë respekti, e morët si shenjë zmbrapsje dhe frike nga babolet dhe Likja, që teatër shikon vetëm ditën e ashures, tek Baba Mondi?!

Mos humbisni dinjitetin dhe personalitetin tuaj, duke interpretuar komedi me regjisor… ca të poshtër, që edhe Qazim Mulletit i vijnë deri tek “allatet”. Bëni atë që dini të bëni më mirë… aktrimin, që mos të ktheheni si pasqyrë e personaliteteve qesharake të SHQUP-it!

Do doja të më dëgjonit dhe të largoheshit nga vendroja e teatrit partizan, sepse sipas jush o mjeshtra, i bie që futbollistët e mëdhenj, që kanë qenë me të vërtetë të mëdhenj, do donin stadiumin e vjetër, se aty kanë luajtur dhe kanë kujtime të bukura. Nuk besoj se keni harruar, kur nisën Babolet e SHQUP-it, aksionin për ndalimin e punimeve të stadiumit, të cilët me mendjet e “shpellarëve” kërkonin guva dhe ferra, ndaj si përgjigje nuk morën asgjë, veç u “kënaqën” me sharjet dhe fyerjet, e gjithë shqiptarëve?!

Asnjë sportist nuk u bë pjesë e lojës së tyre të poshtër, e kjo më bindi, se sporti nuk e njeh politikën. Kurse arti pa art në Shqipëri, duhet të quhet… i ziu art. Vërtet, nuk i’u vjen keq për veten dhe nuk keni pak xhelozi, se sa aktorë të medhenj qenkan treguar ata që ju kanë mashtruar?!

Mësojeni njëherë e mirë, se të “vjetërpunësuarit”, nuk kanë asnjë të drejtë të vendosin, se çdo të bëhet me teatrin e brezave të ri, që është pronë e tyre publike dhe jo pronë e juaj private.

Për afro 30 vjet demokraci, po të ishit aq të medhenj sa pandehni, do kishit çarë në tregun e artit, por keni ngelur tek filmat me partizanë dhe ballistë, që keni ditë, që po na i interpretoni të armatosur… me vezë.

Stop militantizmit partiak për të frenuar zhvillimin, sepse tashti e tutje, do kujtoheni si të mëdhenj… duke luajtur rolin e “palaços së mërzitur”!/Ekskluzive.al