Nga Kastriot Kotoni
Ndarja nga jeta në mënyrë kaq të papritur të mikut e kolegut tonë Enrikut i ka pikëlluar të gjithë , vlonjatin, sarandiotin , himariotin, gjirokastritin, tiranasit, shkodranët e mbarë shqiptarinë. Lajmi për Vlorën do të shterojë për disa kohë. Fjala e gazetarit në botën demokratike vlenë sa për qindra e mijëra dëshmitarë.
Enriku si njeri i lindur për të ndërmjetësuar realitetin me publikun e kishte filluar këtë profesion aysh në moshën 11 vjeçare. Shikojeni një djalosh i coli ndërsa ndihmon popullin e tij duke përkthyer fiton besimin e mqve italianë në ato vite të traumës shqiptare dhe veçanërisht vlonjate apo në Jug të Shqipërisë. Ai kulmoi me ndershmërinë e ndërmjetësit, duke u treguar mirënjohës, e i besës me të gjithë. Këtë karakter, dhe bindja që të jesh shqiptar i mirë dhe i besës ishin busulla që e orientoi deri në fund të jetës.
Enriku ishte një mik i amerikanëve dhe këtë nuk e fshihte, por ai e kishte model gazetarinë amerikanedhe, e përdorte si metodë argumentuese. Ishte pasionant me detin, po si gjithë vlonjatët do të thotë dikush! Jo ai adhuronte, çdo mjet lundrues dhe të fliste me detaje. E kërkonte të bukurën dhe veçanërisht që i shërbente publikut, për këtë mjaftojnë organizimet kulturore në Vlorë dhe në Jug të vendit, por ai e shtrinte edhe më gjerë duke konkuruar për drejtues në RTSH. Fjala e tij në disa ngjarje, që kanë bërë histori në Shqipëri, do të na mungojë. Siç do të na mungojë mendimi i tij për zhvillimin e Jugut të Shqipërisë!
Ishte vizionar dhe këtë e kishte kredo të jetësë tij, kur shprehej “Njerëzit do të kthehen në Vlorë!” Emigracionin nuk e shkonte ndër mend dhe pse, i kishte mundësitë pafund. Besonte në shpirtin vlonjat dhe krenohej, sa herë që kishte ndonjë aktivitet në Vlorë. Profesor Bardhosh Gaçe megjithëse i sapodal nga spitali ndjehej shum ligsht për humbjen e jetës së Enrikut Do nisej për Vlorë …siç do jenë nisur me dhjetra e qindra të tjerë, në dhënien e lamtumirës së fundit të Enrik Mehmetit. Vallëzimi i fundit, ishte me një mjet mitik të lirisë, siç është motori. Ti na dhe gjithçka nga liria jote. Qielli do jetë shtuar nga sot me një ëngjëll. Kur t’i pyesin të dy djemtë e tu, do të thonë nga sot e tutje “Baba Enrikun e kemi në qiell”, ne që të njohëm dhe brezat që do të vijnë padyshim do të gjejnë në ndonjë emër, rruge apo shkolle ose në historinë e Vlorës dhe të medias shqiptare.
LAMTUMIRË

