osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fjalët e Buscetta për Falconen, si një mal me prova për “krimpolitikën” shqiptare

Fjalët e Buscetta për Falconen, si një mal me prova për “krimpolitikën” shqiptare

Nga Anri Bala

I penduari, e kapi për krahu Falconen dhe e ftoi të ulet: “Gjykatës, qetësohu të lutem, pi pak ujë”. Ndenji një copë herë dhe shtoi: “Unë nuk flas për politikanët, pasi dua që të mos ndodhë asgjë ty, pasi ajo është vija e kuqe. Sapo të nis të flas, atëherë ata do të të vrasin”.

Sot, mafia do të thotë kompani të zbrazura dhe të ripopulluara për të pastruar para, sipërmarrës të mposhtur nga konkurrenca e pamposhtur, sepse bazohen në fitime të paligjshme, vepra të mëdha që bëhen për të fituar para në lëkurën e qytetarëve.

Nëse dje, duke folur për mafian, mund të mendonim për një thikë të zhytur në trupin e shoqërisë, sot duhet të mendojmë për një virus, një murtajë të heshtur që i shpëton syrit, por dëmton shoqërinë, duke ulur në mënyrë drastike cilësinë e jetës së të gjithëve.

Falcone vdiq i masakruar pasi fillio luftën me mafien politike. Kjo nuk ndryshoi asgjë në Itali, por ama mafia e humbi një betejë me shtetin. Vërtetë mori jetën e një gjyqtari të përkushtuar, por e pagoi me humbjen e qindra ushtarëve të betuar dhe miliona dollarëve të sekuestruara.

Kjo nuk po ndodh dhe as nuk do të ndodh kurrë në Shqipëri, derisa betejën me krimin politik ua kemi lënë në dorë ca njerëzve të trembur dhe të paaftë në funksionet që kryejnë në fushën e drejtësisë.

Pas çdo kërcitje dhëmbësh nga të akuzuarit e pushtetshëm shikon një zbythje deri në bashkëpunim e grupit folklorik SPAK dhe GJKKO, që nuk këndon por ama e “qan” drejtësinë.

Deri dje ishin “njëzëri e me një iso”, por krejt papritur u del përpara një milioner i “rilindur” me 140 m2 katror “livadh” pronë dhe me fyellin e vjehrrit, që pas arrestimit të tij u kthye në “trumpet” lufte kundër gjykatësve, prokurorëve, shtetit e dovletit dhe ligji me miletin ranë “squk”.

Madje edhe hajduti kur u zgjua në shtëpi krahë gruas, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, si i pafajshëm e i pa gjykuar, por i trimëruar… në betejën për të ruajtur plaçkën e grabitur, u habit dhe vetë me “magjinë” e ulërimave të vjehrrit.

Kjo ndodh dhe do të vazhdoi të ndodh gjithmonë, kur përveç hallexhinjëve në istikam me ta rreshtohen dhe faqezinjtë e dizinformimit, që përdorin halet e tyre si llogore antishtet, duke ulëritur në kor, njëlloj si lukunia e ujqërve të uritur rreth kazanit të kockave.

Propoganda e shfrenuar antiligj i kalon caqet mediatike dhe është kthyer në një shfaqje kriminale që duhet ndëshkuar, por e keqja është se nuk ka kush e bënë.

Mburrjet lartë e poshtë me gjoja drejtësinë e re, prej shtetarëve, ngjajnë si ato këngët e frikacakut, që këndon duke udhëtuar natën vetëm në errësirë, jo se di të këndoi, por për të larguar “egërsirat”.

E kjo e bënë “pushtetin e tretë” arrogant me njerëzit e vetmuar e pa përkrahje dhe të menderosur nga politikanët e rrezikshëm sipas saj, pa nder, moral dhe burrëri, ish bythgrisurit të ardhur nga asgjëja sot milioner, që nuk kanë se çfarë të humbasin, nëse drejtësia i kthen nga kanë ardhur… në kasollen e bajgave.

Kjo i bënë ata të paprekshmit imagjinar, se kurrë nuk mund të bëhen ata që njihte Buscetta, por problemi ështe se kush i mbush mendjen drejtësibërësve tanë që janë vite dritë larg Falcones, se këta të hanë…/Ekskluzive.al