osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FOTO/ Gjykata e Lartë merr sot në shqyrtim lejen e Bashës për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit

FOTO/ Gjykata e Lartë merr sot në shqyrtim lejen e Bashës për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit

Gjykata e Lartë do të marrë sot në shqyrtim çështjen e njohur të lejes së ndërtimit për pallatin 17 katësh te Diga e Liqenit Artificial, ‘dhurata’ që ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri kompanisë së ndërtimit “GENER 2”, e mikut të tij Bashkim Ulaj.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjyqtarët e ngarkuar për shqyrtimin e çështjes në fjalë do ta japin vendimin e tyre po sot, ndonëse kjo çështje për disa muaj u la thuajse në harresë të plotë. Data e gjyqit është lënë sot pa asnjë njoftim paraprak, në befasi të plotë, me qëllimin për të përfituar nga ngjarjet e fundit që po ndodhin dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Historia e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit daton që në vitin 2014, kur ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Bashkim Ulajn, pronarin e kompanisë GENER 2, firmosi lejen e ndërtimit edhe pse ajo leje u kundërshtua fort si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga Komiteti Kombëtar i Digave.

Madje, kjo e fundit hartoi një raport të plotë për lejen në fjalë, duke e cilësuar ndërtimin e pallatit si të rrezikshëm për jetën e banorëve. Në vitin 2015, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e kundërshtoi fort ndërtimin e pallatit 17 katësh nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative.

Nga ajo kohë çështja ka kaluar në një betejë ligjore. Por, ajo çka është më interesante për vendimin që pritet të jepet sot nga Gjykata e Lartë është fakti se sistemi i drejtësisë në tërësi tashmë ndodhet nën sitën e rreptë të Vettingut. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtarët e çështjes do ta bëjnë edhe favorin e fundit apo jo.