HomeKuriozitet

Fshehu në rrobat e saj breshka me vlerë 9000 dollarë, e pëson keq 19-vjeçarja

Fshehu në rrobat e saj breshka me vlerë 9000 dollarë, e pëson keq 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar Suvarnabhumi Airport në Bangkok, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte dhjetëra breshka të mbrojtura, të fshehura nën rrobat e saj.

Sipas mediave ndërkombëtare, e reja u bë e dyshimtë për shkak të sjelljes së pazakontë gjatë kontrolleve të sigurisë, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Taipeit. Pas një kontrolli më të detajuar, autoritetet zbuluan se ajo kishte lidhur në trup 30 breshka të rralla, të futura në qese pëlhure dhe të fiksuara me shirit ngjitës për të shmangur zbulimin.

Bëhej fjalë për specie Indian star tortoise, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun e zi për shkak të pamjes së tyre karakteristike dhe mbrohen nga konventa ndërkombëtare CITES. Nga 30 breshkat e gjetura, 29 ishin ende gjallë, ndërsa një kishte ngordhur.

Autoritetet tajlandeze vlerësuan se vlera totale e kafshëve të sekuestruara arrin rreth 9 mijë dollarë, ndërsa 19-vjeçarja përballet me akuza për trafikim të paligjshëm të kafshëve dhe shkelje të rregullave doganore. Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse ajo ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë kontrabande.

Tajlanda konsiderohet një nga pikat kryesore të trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra në Azi, ndërsa kërkesa për specie ekzotike vazhdon të nxisë këtë treg fitimprurës.

Burimi: Channel NewsAsia