osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fund epokës së “raportit mjekësor”! Arrestimi i Andi Tomës rihap dosjen e Durrës-Kukës edhe Basha nën hetim

Fund epokës së “raportit mjekësor”! Arrestimi i Andi Tomës rihap dosjen e Durrës-Kukës edhe Basha nën hetim

Pak pas mesnate është arrestuar ish drejtori i Rrugëve në kohën e qeverisë “Berisha”, pikërisht në kohën  kur Lulzim Basha ishte ministër i Transporteve.

Andi Toma akuzohet se gjatë periudhës në krye të këtij institucioni ka abuzuar me detyrën, sidomos në rrugën e Gjinarit në Elbasan dhe rrugë të tjera duke i sjellë shtetit një dëm prej 5 miliardë lekësh.

Një dëm shumë i madh, i vënë nën “projeksionin” e qytetarëve, të cilët mezi nxjerrin muajin. Por dhe krahasuar me rrogtarët të cilët nuk abuzojnë, është shumë marramendëse, që ka mbërritur dhe në xhepat e eprorëve të tij, duke filluar nga Basha dhe përfunduar tek zyrtarët e tjerë të radhës. Pa diskutim që pa gjë nuk ka shpëtuar as Shkelzen Berisha dhe familja e tij. Por më shumë se sa për abuzimet me rrugën e Gjinarit në Elbasan, Andi Toma, ish drejtor i Rrugëve nën qeverinë e Berishës dhe kur ministër Transportesh ishte Lulzim Basha, do të hetohet për aferën e abuzimit marramendës me rrugën e Durrës-Morinë apo siç cilësohet rëndom “Rruga e Kombit”. Për të cilën vlera e shpenzimit deri më tani ka arritur shifrën e 1.4 miliardë eurove dhe kërkon akoma dhe shumë milionë euro të tjera. Pasi ashtu sikurse rruga Tiranë-Elbasan që kërkon shumë shpenzime, dhe Rruga e Kombit është bërë përmes një abuzimi marramendës, duke mos futur tërë investimin e kërkuar në ndërtimin e saj.

Në këtë rrugë, vetëm me një vështrim të thjeshtë që ka bërë KLSH e drejtuar nga një eksponent i së djathës, ish drejtori Robert Çeku doli me raportin përfundimtar dhe zyrtar se kjo rrugë ka sjellë një abuzim me një humbje prej 230 milionë erosh për arkën e shtetit shqiptar. Të cilat kanë përfunduar ne xhpeat ish kryeministrit Berisha dhe ish ministrit të Transporteve Basha.

Ishte akuzuar Lulzim Basha por dhe Andi Toma në atë kohë. Por ish ministri i Transporteve, aktualisht kryetar i PD Lulzim Basha, e mbylli çështjen pa vendim dhe vetëm me procedurë. Përmes shtyrjeve dhe raporteve mjekësore,

Basha arriti ta mbyllë çështjen me procedurë përmes drejtësisë së Sali Berishës dhe paratë e rrugës së Kombit të humben përfundimisht. Por duke parë ende koston e lartë që kërkon kjo rrugë për të qënë në parametrat e kërkuar teknikë, dhe duke pasur në paraburgim ish drejtorin Andi Toma, por dhe një kryeprokuror të ri si Arta Marku,  mësohet se tashmë do të rihapt dosja e abuzimit me rrugën Durrës-Morinë.

Elementët e rinj që pritet të rihapin dosjen do të jenë shkeljet që janë bërë që në fillim të herës me studimin e fizibilitetit që e ka bërë një firmë me konflikt interesi, me shkeljet e konstatuara që në fillim të punimeve, pasi është e vetmja rrugë në botë që është bërë pa asnjë projekt, por kuturu. Ec e bëj projekt, ec e hidh para, derisa arriti nga 417 milionë eruo planifikim kohë më parë në 1.4 miliardë euro. Para këto të marra pjesa më e madhe me kredi biznesi që kanë interes jashtëzakonisht të lartë dhe që do të rëndojnë buxhetin e shtetit kur të fillojë pagesa.

Mësohet se do të kërkohet dhe përllogaritja e volumit të punimeve, pasi dyshohet se nuk është hedhur investimi i duhur. Pas Andi Tomës pritet të thirret në prokurori Lulzim Basha dhe të merret nën hetim. Tashmë nuk ‘pinë’ ujë më shtyrjet e seancave për procedurë duke marrë fund njëherë e mirë mbyllja e çeshtjeve për skadim afati. Për pasojë merr fund dhe epoka e shpëtimit nga burgu me “raporte mjekësore” siç bëri Lulzim Basha me Rrugën e Kombit./Pamfleti.com