osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fundi në Maliq i beut të famshëm të Elbasanit/ Lidhja familjare me Enver Hoxhën

Fundi në Maliq i beut të famshëm të Elbasanit/ Lidhja familjare me Enver Hoxhën

Familja Bungo dokumentohet qysh në shekullin e XIV si një ndër familjet me prona në dokumentet osmane dhe brez pas brezi trashëgoi pasurinë që do ta humbte për një vit dhe nuk do ti kthehej asnjëherë në të njëjtat përmasa.

Por me gjithë pasurinë beu Demir Bungo nuk u pajtua me regjimin fashist duke humbur detyrën e tij si sekretar gjykate pasi nuk pranoi të anëtarësohej në partinë fashiste. Kjo bëri që ai të ishte në shënjestër si nga fashistët ashtu edhe nga nazistët më pas. E megjithatë është beu që strehoi dy italianë dhe i shpëtoi nga përndjekja naziste.

Ai gjithashtu provoi internimin në Porto Romano, u vu në shënjestër nga oficerë të Gestapos dhe arriti të shpëtojë mrekullisht. Bej Bungo u bë me lëvizjen Nacional-çlirimtare dhe kjo nuk do të ishte një rastësi.

Ai ishte dhëndër në familjen Baholli, familje e cila për një kohë të gjatë strehoi Enver Hoxhën dhe Shtabin e Përgjithshëm në çifligun e saj në Labinot Mal. Kjo lidhje vinte pasi Nexhmije Hoxha ishte kushurirë e kësaj familjeje dhe afërsia mes tyre ishte e madhe.

Por me gjithë këtë lidhje dhe këtë kontribut, bej Bungo vdiq në Maliq, një djalë i tij u burgos ndërsa fëmijët e tjerë u bastisën, u hoqën nga shkolla dhe u pushuan nga puna. Kushurira e dytë e Nexhmie Hoxhës, Myrvet Nazif Baholli, bashkëshortja e Bej Bungos, nuk e uli asnjëherë kokën ti kërkonte mëshirë bashkëshortes së diktatorit dhe jeta e vështirë e kësaj familje vazhdoi deri në demokraci.

Familja e Demir Bej Bungos përbëhej nga bashkëshortja e tij Myrvet Nazif Baholli, nëna e tij Zeqineja dhe fëmijët e tij Sezaiu, Haxheri, Hyseni, Ferzileti, Bulenti, Astrit dhe Shkëndija.

Ferzileti dhe Shkëndija tregojnë historinë e familjes që u persekutua deri në palcë. Ato thonë se përndjekja e familjes së tyre ishte mjaft absurde dhe thonë se arsyeja e vetme ishte se ato ishin të pasur. Edhe pse ishin të lidhur afër me bashkëshorten e ish diktatorit kjo nuk I ndihmoi ti shpëtonin persekutimit madje e pësuan më keq duke humbur të atin në Maliq.

Ferzileti, vajza e Bej Bungos tregon peripecitë e familjes

Babai në fillim të viteve 40-të ishte kryesekretar në gjykatë. Ai kishte qenë nxënës në Normale dhe veç pronave të trashëguara punonte edhe në administratë. Në kohën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste ai pushohet nga detyra pasi nuk pranoi të anëtarësohej në partinë fashiste.

Më pas u përndoq dhe u internua në Porto Romano bashkë me Aleks Budën, Abdyl Kongolin dhe të shoqjen e Aleksandër Xhuvanit. Edhe pasi kthehet nga Porto Romano ai vazhdon aktivisht të ndihmojë Lëvizjen Antifashiste duke dërguar në Labinot Mal barna, ushqime dhe gjithçka duhej.

Në këtë kohë ai vihet në shënjestër të gjermanëve. Ishte një kolonel i njohur me emrin Franc, i Gestapos që e kishte vënë në ndjekje dhe qëllimi ishte vetëm ta kapte dhe fundi në këto raste dihej që ishte në kampet e përqendrimit.

Si i shpëtoi familja Bungo dy italianët?

Dy shokë të babait i sollën dy italianë për ti strehuar. Babai i strehoi dhe i tha se do ti dërgonte në çiflig në Llixhë. Pasi kaluan qipshe mas qipshe dolën tek shkolla “Ali Agjahu” sot ku i mori i shoferi bashkë me babain për ti dërguar tek pronat tona.

Ata kujdeseshin për çifligun. Vincenzo Antonacci, një prej tyre, vizitoi familjen tonë vetëm pak vite më parë duke kujtuar me mirënjohje familjen që i shpëtoi jetën.

Ne bastiseshim vazhdimisht për dy arsye: pse babai ishte angazhuar në Lëvizjen Nacional-çlirimtare dhe për strehimin e italianëve. Një kapiten i quajtur Franc donte ta kapte babain. Ka qenë një rast kur ne ishim shumë të vegjël.

Babai sa kishte ardhur nga Tirana dhe i kishte vënë pallton dhe këpucët tek dera. U në një kontroll i shpejtë dhe i menjëhershëm. Babai ishte futur në bodrum dhe hyrja ishte e fshehur. Atëherë shpëtoi për pak pasi kushedi ku do kishte përfunduar.

Si i mbani mend kontaktet e babait me Enver Hoxhën?

Babai ishte dhëndër në familjen Baholli ku gjeti strehë Lëvizja dhe sidomos Enver Hoxha. Madje më kujtohet që Enveri kishte shumë besim tek babai dhe një herë i kishte kërkuar ti gjente një korrier besnik. Babai i gjeti një korrier që quhej Hyqmet çoku.

Ai njihte edhe terrenin përreth. Ai doli edhe një ndër korrierët më besnik të Enverit. Babai bisedonte lirisht me Enverin.

Ishte dhëndër i shtëpisë Baholli dhe dërgonte ndihma, veshje, ushqime. Enveri ka qëndruar 14 muaj në çifligun e familjes Baholli në Labinot Mal pa lëvizur fare. Familja Baholli vuri gjithçka në dispozicion në shërbim të lëvizjes, madje edhe shërbyesit.

Si vazhdoi marrëdhënia me Enverin pasi mbaroi lufta?

Ne kishim një lidhje të afërt me Nexhmijen pasi babai i mamasë time dhe i ati i Nexhmijes ishin djem tezesh. Nëna ime me Nexhmijen ishin kushurira të dyta.

Kur mbaroi lufta babai ishte pa punë. Filloi reforma po i merreshin pronat pronarëve dhe babai qe shumë i pakënaqur. Ata e kërkonin babain ta vendosnin kryesekretar në gjykatë por ai nuk pranoi. Babai tha se ishte me zemër dhe nuk donte të ingranohej në asnjë lloj pune.

Ai ishte kundër komunizmit dhe ishte për një pushtet demokratik. Ai thoshte shpesh që komunizmi është utopi. Në një rast duke qenë se ishte kohë e vështirë babait i duheshin lekë për familjen dhe theu dy monedha florinj.

Ai ia dha një mikut të vet por atë e kapën. Ligji I florinjve nuk ishte vendosur akoma dhe mund ta konvertoje ku të doje. Por kjo që bëri babai u quajt kontrabandë.

U kap një grup i madh prej 80 vetësh ku bënin pjesë shumë tregtarë dhe ndër këto u arrestua edhe babai. atë filluan ta torturonin rëndë për të treguar florinjtë. Ne i mbanin në një kasafortë. Ishin 2 mijë monedha florinj, bizhuteritë e floririt si ora unaza, varëse, byzylykë etj.

Të gjitha i morën por nuk u mjaftuan, kërkonin edhe më tepër. Atëherë morën nënën në burg pse s’tregonte florinjtë e tjerë. Nuk i jepnin as ushqim. Ne i çonim ushqim ata nuk ja jepnin por e torturonin. Ishim 7 fëmijë dhe me nënën në burg. Pas disa ditësh nëna u lirua.

Si u përndoq familja Baholli pas çlirimit?

Daja, Nazmi Baholli dha dorëheqjen, tatimin e kishte larë por nga inati ata e dërguan në Maliq. Nusen e dajës e arrestuan për çështjen e tatimit. I biri i tij Samiu ishte komunist dhe u bë zyrtar i Presidiumit ndërsa dajë Hyqmeti përfundoi në Maliq.

Ai ishte në krye të presidiumit ndërsa i ati ndenji disa muaj në Maliq. Kështu u përndoqën familjarisht edhe pse Sami Baholli ishte në krye të presidiumit. Pjesa tjetër e familjes Baholli u harrua edhe pse kontribuoi për Lëvizjen dhe ruajti me besnikëri jetën e ish diktatorit.

Si përfundoi babai juaj pas arrestimit?

Babai im nuk u kthye kurrë më. Vdiq në Maliq. Dënimi i babait pas vdekjes i ishte hequr. Kishte marrë pafajësinë. Ne e kemi marrë vesh tani kur morëm dëshmitë e penalitetit, që atij i ishte dhënë pafajësia por pas vdekjes.

Babait i vunë akuzën “Agjitacion propagandë”. Halli ishte ti merrnin pasurinë se për kontrabandë dënohej vetëm me dy vjet dhe dilte. Pas arrestimit na morën 3 palë shtëpi, 8 dyqane, një furrë, dy ara, tokat në Llixhë, ullishtat gjithçka. Madje na morën edhe veshjet. Vëllait tim i hoqën pizhamet se nuk i mbushej numri i ndërresave që duhet të merrnin nga shtëpia jonë.

Si vazhdoi përndjekja tek ju?

Ne mbaruam shkollën këtu, pedagogjiken dhe dolëm arsimtarë. Lufta e klasave vazhdonte. Ne jetonim tek një familje përballë shtëpisë tonë e cila na liroi një dhomë. Në shtëpinë tonë futën një familje komunistësh.

Hysenit i vunë syrin.“ke lavdëruar Pelenë”. Kur dëgjoi këtë akuzë vëllai u trondit se Pelenë e lavdëronte edhe Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë etj. Mjaft i habitur ai I tha: Merrni e akuzoni edhe Zërin e Popullit, Zërin e Rinisë se dhe ata kanë lavdëruar Pelenë. Vëllanë e arrestuan ushtar.

E shkëputën nga arsimi e dërguan në ushtri me justifikimin e moshës dhe atje e arrestuan. Bëri 4 vjet burg. Edhe Astriti u largua nga arsimi. Ai u pushua nga puna. Bulenti ishte mekanik dhe vazhdoi. Unë isha e vetmja që shkoja në punë por në zona të thella me vështirësi të mëdha me ujëra përpara saqë sot jam bërë sakate. Motra e vogël Shkëndija mbeti e papunë.

Në këto valë të përndjekjes një herë kam takuar Neshat Haznedarin. Ai më priti shumë mirë. Erdhi në shkollën ku unë punoja ku dëgjoi një orë mësimi të klasës së tetë. Ajo ka qenë një klasë shumë e mirë dhe të gjithë vazhduan shkolla e u bënë me profesione të njohur.

Në fund i thash dua të bisedoj me ju. Ai më tha se në kthim do të ndalonte dhe ndaloi. Ne na binte në qafë Riza Tirana që kishte marrë shtëpinë tonë. I thashë mbi problemet e shqetësimet që na shkaktonin dhe morën masa por përndjekja vazhdoi nga ky njeri derisa nënës dhe vëllait i hoqën triskat e Frontit.

Unë me vëllanë Astritin i shkruajtëm letër Nexhmijes për këtë gjë. Nexhmia dërgon Kadri Musain tek nëna. Duke e përcjellë Kadri Musain, ky i kishte thënë vëllait, Astritit: “ Mamaja do këshilluar një çikë e ka kokën fortë.

Ai i kishte thënë: Ato i dinë sa ka vuajtur mamaja. Përfundoi në kazmë dhe rriti 7 fëmijë. Triska e Frontit ishte anëtarësia në frontin demokratik. Ishte organizata më e madhe e masave. Është e vetmja “ndihmë” nga Nexhmia. Nëna ime kurrë nuk i kërkoi gjë. /Konica