Gjyqtarët që lanë në burg Veliajn të shantazhueshëm nga politika dhe SPAK si të inkriminuar: Valbon Çekrezi i lidhur me krimin e organizuar! Genti Shala fshehu pasurinë, SHBA-BE kërkuan të shkarkohej nga detyra si i korruptuar.

Gjyqtarët që lanë në burg Veliajn të shantazhueshëm nga politika dhe SPAK si të inkriminuar: Valbon Çekrezi i lidhur me krimin e organizuar! Genti Shala fshehu pasurinë, SHBA-BE kërkuan të shkarkohej nga detyra si i korruptuar.

Gjykata e Lartë vendosi la në fuqi masën e arrestit me burg për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet i arrestuar që prej 10 shkurtit 2025.

Vendimi u mor nga treshja gjykuese e përbërë nga relatori Sandër Simoni dhe anëtarët Genti Shala e Valbon Cekrezi, të cilët nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë në raport me detyrën e tij zyrtare.

Kur Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës për shtesën e pagës, gjyqtarët dhe prokurorët u ngritën me të drejtë në këmbë për zbatimin e vendimit. Kur Gjykatë Kushtetuese kërkon rishqyrtimin real të paraburgimit të Erion Veliajt, ata e trajtojnë vendimin si një formalitet që mund të anashkalohet.

Referuar fakteve dhe provave, ngrihen dyshime të forta se dy nga tre anëtarët e trupit gjykues që lanë në burg Veliajn mund të jenë shantazhuar me të kaluarën e tyre nga segmemte në SPAK dhe politikë, që janë investuar për përndjekjen politike të Erion Veliajt.

Nëse Komisionet e Vetingut do të kishin ndjekur dhe zbatuar të njëjtat standarde, Valbon Çekrezi dhe Genti Shala jo vetëm që do të ishin shkarkuar nga detyra dhe nuk do të ishin anëtar të Gjykatës së Lartë, por duhet të ishin marrë të pandehur nga SPAK për lidhje me krimin e organizuar, fshehje pasurie, afera korruptive dhe pastrim parash. Veprimtaria e tyre kriminale dhe korruptive provohet nga disa raporte sekrete, hetime, evidenca dhe përgjime të SPAK-ut.