Gjyqtari delirant: Nuk po na lënë të marrim nga qesja jonë! Rama publikon deklaratën e gjykatësit: Ja si e shohin këta buxhetin e shqiptarëve si qesja e tyre!

Gjyqtari delirant: Nuk po na lënë të marrim nga qesja jonë! Rama publikon deklaratën e gjykatësit: Ja si e shohin këta buxhetin e shqiptarëve si qesja e tyre!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X” lidhur me debatin e ditëve të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.

Rama ka postuar një foto me një deklaratë që pretendohet se është një gjykatësi, ku thuhet:

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.”

Krahas postimit, kryeministri shkruan:

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”

Reagimi i Ramës vjen në një moment kur debati për pagat e magjistratëve është përshkallëzuar, pas vendimeve gjyqësore dhe diskutimeve mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga ekzekutivi.

Çështja lidhet me kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe pagesën e shumave të prapambetura. Rama ka kundërshtuar nivelin e kërkesave, duke argumentuar se ato kanë një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, Kuvendi pritet të shqyrtojë më 17 shtator zgjidhjen ligjore për pagat e gjyqësorit.

Debati mes qeverisë dhe përfaqësuesve të drejtësisë vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara politike dhe institucionale të këtyre ditëve.