HomeSport

GOLAT/ Shkëlqejnë mesfushorët e Kombëtares, Kristjan Asllani e Qazim Laçi gola dhe asiste në Turqi

GOLAT/ Shkëlqejnë mesfushorët e Kombëtares, Kristjan Asllani e Qazim Laçi gola dhe asiste në Turqi

Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit po kalojnë një moment të artë në Superligën e Turqisë, me paraqitje vendimtare në ndeshjet e të premtes.

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren 0-2 të Besiktasit në transfertë kundër Gaziantep. 24-vjeçari kontribuoi fillimisht me një asist për Tiago Djalo në golin e parë, ndërsa më pas shënoi vetë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të, duke ‘vulosur’ suksesin e skuadrës së tij. Ky ishte goli i dytë sezonal për Asllanin, i cili zhvilloi një ndeshje të plotë si titullar dhe konfirmon formën e tij të mirë.

Ndërkohë, në një tjetër sfidë të kampionatit turk, Qazim Laçi vazhdon të jetë vendimtar për Rizespor. Mesfushori shqiptar realizoi gol dhe asistoi në fitoren 3-2 ndaj Konyaspor, duke qenë lideri i ekipit. Për 30-vjeçarin, ky ishte goli i shtatë në kampionat këtë sezon, ndërsa Rizespor ngjitet në kuotën e 40 pikëve në renditje.