Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
Hetimet lidhen me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje.
Në pranga ka rënë ka rënë shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.
Mësohet se janë arrestuar edhe 2 inspektorë, ndërsa pritet të ketë të tjera zhvillime.
Hetimi vjen pas dy rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh u arrestuan gjithashtu 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje.

