osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hoxha nxjerr të pathënat për Redjan Rrajën: Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje! Ja kur nisi fuqizimi i tij dhe u transformua

Hoxha nxjerr të pathënat për Redjan Rrajën: Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje! Ja kur nisi fuqizimi i tij dhe u transformua

Katër ditë pas sulmit me armë ndaj makinës ku gjendej prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku, policia ka arrestuar një person të dyshuar si njëri nga atentatorët.Ai është Redjan Rraja 34 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Fushë – Krujës, ish –stomatolog në burgun e Fushë – Krujës, një emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Burime të policisë thanë se ai është kryesori mes tre atentatorëve.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka rezultuar se në makinën tip Benz me targë AA342LM që u gjet e braktisur në fshatin Shkafanë, me dy automatike dhe me dy maska, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që përputhen me të tijat.

34-vjeçari është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai disponon dokumente kanadeze dhe prej kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

“Deri në vitin 2005 ulte kokën kur i flisje”. Kështu ka deklaruar gazetari Poli Hoxha për Redjan Rrajën në emisionin Opinion.

Sipas tij, deri në 2005 ka punuar për një rrogë të thjesht për një laborant turk në Fushë-Krujë. Transformimi i tij, por edhe i fisit Rraja, sipas gazetarit, ka ndodhur në vitin 2005, atëherë kur u zgjodh deputet Rrahman Rraja.

“Fakt është që çunat e asaj zone atje marrin përsipër ngjarje në gjithë Shqipërinë. Atje është kthyer në një offshore dhe janë gati të paprekshëm nga asgjë, edhe nga kontrollet. Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën. Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Është martuar shpejt. Dhe nusen e ka stomatologe. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Redi i thërrasin shkurt. Nga Redi kaloi në “Dara”.

Në 2005-ën çfarë ndodhi? Në fisin Rraja ndodhi një transformim. Kur u bë deputet Rrahaman Rraja ata u transformuan dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji. Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, tha Poli Hoxha.