HomeAktualitetDebat

“I infiltruari” i policisë para bashkisë i dënuar në Itali! Policia diskretiton palaçot e Rithemelimit: Punonjësi i policisë i datëlindjes 2000′ kur ka ndodhur ngjarja ishte 8 vjeç!

“I infiltruari” i policisë para bashkisë i dënuar në Itali! Policia diskretiton palaçot e  Rithemelimit: Punonjësi i policisë i datëlindjes  2000′ kur ka ndodhur ngjarja ishte 8 vjeç!

Akuzat e Rithemelimit se polici Ervin Zela që ndodhej në protestën para bashkisë së Tiranës është dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali janë rrëzuar nga Policia e Shtetit.

Sipas policisë lajmi i publikuar në disa medie nuk është i vërtetë, pasi efektivi është i datëlindjes 2000 dhe kur ka ndodhur ngjarja për të cilët e akuzon Rithemelimi, Zela ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë. Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç. Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.

Mashtruesit dhe dizinformuesit e qëllimshëm do çohen në gjykatë për shpifje.