osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO për situatën aktuale: Dëborë në Shkodër, Kukës, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë

VIDEO për situatën aktuale: Dëborë në Shkodër, Kukës, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë

Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri. Për shkak të kushteve atmosferike, drejtuesit e automjeteve po hasin vështirësi në qarkullim në rrugën e Arbrit, ku trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në Lezhë kemi ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.

Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë. Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra! Pezullohen lundrimet në Shëngjin.

Reshjet e shiut në Vlorë, bllokohet qarkullimi nga përmbytja në lagjen ‘Rilindja”

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë pushtuar gjithë vendin, prezente edhe reshjet e dëborës, pothuajse në pjesën më të madhe të veriut.

Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur në Shkodër, Fushë-Arrëz dhe Dibër, por situata deri më tani s’është problematike në asnjë prej 3 bashkive.

Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.