osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryetar i Luginës së Preshevës Shqipërim Arifi: Shkarkimi im u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin

Kryetar i Luginës së Preshevës Shqipërim Arifi: Shkarkimi im u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin

Një ditë pasi njoftoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në ‘mënyrë të dhunshme’ e largoi nga posti i kryetarit të komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërimi Arifi, bëri përgjegjës për këtë shkarkim edhe Albin Kurtin.

Në një intervistë për Report Tv, Shqipërim Arifi, tha se për shkakrimin e tij ka një bashkëpunim të qartë mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Vuçiç.

‘Ka shumë motive, pasi në fillim të javës Vuçiç, kërcënoi ata që do të shkelin kushtetutën e Serbisë. Më pas më u gjobita se ngrita flamurin kombëtar. Në mesnatë të premten është marrë vendimi për të më shkarkuar.

Ka një bashkëpunim të qartë Vuçiç dhe VV-së së Albin Kurtit. Në Luginën e Preshevës anti-shqiptarizmat që shpreh Vuçiç janë veprime si të Millosheviç. Në dallim kësaj radhe ka bashkëpunim me Vetvendosjen e Kosovës.’- tha Arifi.

Sipas Arifit, Kurti është i interesuar që në Luginën e Preshevës të mos ketë prosperitet dhe zhvillim.

‘Ai nuk është i interesuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë prosperitet dhe zhvillim. Ai disa vite na ka dëmtuar. Shembulli janë zgjedhjet parlamentare na ka dëmtuar me përçarje. Nga 3 deputet kemi rënë në 1 deputet. Nuk pres fare reagim… jo vetëm Kurti, por askush nga VV të reagojë. Ai gëzon njëlloj si Vuçiç.

Më ka shkarkuar Vuçiç se pari. Kam pasur kërcënime dhe probleme me serbët në Kosovë e Beograd shumë vite. Shumë vite marr gjoba, jam nëpër gjykata. në prokurori, jam avokat i Luginës së Preshevës dhe normal e kam dëmtuar Serbinë. Por shkarkimi nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Kjo e bën dallimin!’- tha Arifi.

Arifi shtoi se ka njoftuar ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë, ndërsa tha se Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në ’91.

Për mua ka marrë fund politika aktive. Por ajo që ne kemi bërë është të njoftojmë opinionin publik, ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë që po ndodh këtu me njoftuar publikun kurdo kohë që Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në 90. E ka një ndihmës shovinzit dhe ndihmësi e ka emrin Vetëvendosje.’- tha Arifi.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shkarkoi nga posti kryetari e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, 24 orë pasi gjykata serbe e dënoi për shkak se vendosi flamurin kombëtar shqiptar më 28 Nëntor, në selinë e partisë së tij.