osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

I keqardhur që nuk e pata babain brigadier… sot do të isha milioner!

I keqardhur që nuk e pata babain brigadier… sot do të isha milioner!

Nga Anri Bala

Monika vazhdon e del gjithmonë pikërisht aty ku nuk duhet të dalë, në ekranin e madh përball shqiptarëve, që nuk e kuptojë se nga i vjen gjithë ai guxim prej të marre, që të tallet me ta duke i treguar përralla për ardhacak vilash në Gjirin e Lalëzit. Jo përralla dosido, por mësime të vyera, se si i ka vënë miliardat me rrogë nëpunsi, duke i ngurtësuar më pas në saraje, pishina, kulla dhe diploma për fëmijët, me nivel intelektual sa ata…!

Dje sinqerisht, për të disatën herë u ndjeva i fyer, kur shihja një të marrë, tek flet pa iu dridhur qerpiku dhe skuqur surrati, se gjëmat dhe bëmat e saj familjare ishin heroizma për Shqipërinë, shqiptarët e pse jo… kombin.
U lodha dhe u cfilita për të kuptuar, se ku e gjen guximin çifti presidencial, që deri dje nga genet trashëgoi brekgrisjen, si shumica e shqiptarëve që jetuan dhe punuan në post komunizëm, të tallen çdo ditë me ta, pa pasur frikë se fyerja ka ndëshkim, edhe nëse je mbret?!

Teksa Iliri mundohet nga kulla e barit, që ia bën dhuratë të hakërrehet dhe thurë intriga në emër të popullit imagjinar, si Don Kishoti, Monika tregon me detaje, se tashmë ajo është heroina për të mos thënë shpëtimtarja e shumëpritur e shqiptarëve… por vetëm për ata që e kuptojnë dhe se paragjykojnë si miliardere, pa punuar kurrë, asgjëkund, por që ka futur dorën gjithkund.

Zot na ruaj ku jemi katandisur! Miliarder me pagë nëpunsi vetëm në Shqipëri mund të gjenden, e natyrisht sepse ne kemi heshtur duke pranuar të na rrjepin, të shtohen, të pjellin dhe të kutërbojnë erë poshtërsi… duke i votuar si “udhëheqës”. Ndaj këta “udhëheqës” kanë dhe alibin e tyre si hajmali për t’i shpëtuar syrit të keq…popull.

Nuk besoj se u ka shkuar ndonjëherë ndër mend as ju dhe as mua…kurrë, se një brigadier i kohës së diktaturës mund të gdhihej të nesërmen miliarder në demokraci! Mund të më quani dritëshkurtër, por as që e kam menduar ndonjëherë, se djali i një oficeri në lirim, që shiste libra rrugëve për t’i mbijetuar kapitalizmit, do të kthehej në pasunar nga vjehrri i tij gjeni. Por doni apo nuk doni ju, na pëlqen apo s’na pëlqen ne… mrekullia ndodhi, sikurse thotë Kryemadhi, e bija e Kryemadhit që për kryemadhësi e kishin përjashtuar katër herë nga partia dhe në fund e shpërblyen…si i persekutuar komunist.

Këto dhe shumë si këto, ajo i deklaron sa herë që ndodhet përballë shqiptarëve, për t’i bindur, se ajo është njeriu më i pastër i politikës dhe pasurinë e ka vënë në bashkëpunim me Ramën, i cili i ka dhënë leje për të ndërtuar pallat në tokën bujqësore në përdorim (ligji 7501), por edhe me Bashën i cili e ka legalizuar një ndërtim në shkelje të rëndë të ligjit. Nëse është e vërtetë ajo që thotë çdo natë Monika, atëherë edhe Rama, edhe Basha, kanë konsumuar një vepër të rëndë penale në bashkëpunim.

Mirëpo është tejet lajthitje t’i besosh përrallave të doktoreshës të kapur nga deliri i madhështisë së pasunares, e cila flet broçukalla që as babai i gënjeshtrës nuk do ti imagjinonte. Vërtetë është e lexueshme, se pas çdo fjale të saj dhe intrige politike të bashkëshortit, brenda zemrës së tyre fshihet frika deri në tmerr për gjithë ç’kanë bërë.

Deklarimet vend e pa vend, kudo që i jepet mundësia për ta thënë, se pasuria ime është e deklaruar, e kontrolluar, e verifikuar nga hetues shqiptarë dhe të huaj, të bën të mendosh, se tanimë zonja nuk e ka me ne, por me veten e saj, që kërkon dëshpërimisht ta bind, se gënjeshtra është e vërtetë derisa e ka thënë 1000 herë.

Mirëpo problemi i madh qëndron tek “kontrollorët” e vërtet ata me emër të çuditshëm dhe të frikshëm “SPAK”, që do shokoheshin e tmerroheshin kur të dëgjonin përrallën, se si një brigadier pas rënies së diktaturës, ishte kthyer në miliarder me pronat e diktaturës dhe një oficer që shiste libra në rrugë, nuk kishte mundur t’i mësonte të birit të lexonte… Kushtetutën.

Për të mos i fyer e hyrë në hak dy prindërve, që ndoshta nuk kanë asnjë lidhje më intrigat e pjellave të tyre, fajtor e vërtet është paraja e vjedhur, që ju trimëron kur e keni në xhep, por do i’u poshtrojë dhe dënojë kur t’i dali boja, aq më keq kur edhe vetë jeni “pare kallp”! Heshtni para se t’iu detyrojnë…me çekiç! /Ekskluzive.al