osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I kërkoi Kuvendit të hetojë Institutin, Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Mos u zër besë enveristëve!

I kërkoi Kuvendit të hetojë Institutin, Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Mos u zër besë enveristëve!

Agron Tufa ka reaguar një ditë pasi kryeministri Rama u shpreh kundër hulumtimeve të krimeve të luftës nga ana e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, të drejtuar nga Tufa.

Reagimi i plotë i Agron Tufës

“Dhe Kryeministri Rama foli: “…në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut” (5 maj 2019).

Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një “rrenë klluqe”. Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.

Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:

“a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”).

Pra si t’ia bëjmë asaj pjesës “si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944”?

Kryeministri për këtë periudhë – para 29 nëntorit 1944 – përdor pjesëzën mohuese “nuk mund”. Po ja pra, që Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.

Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorirlt 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve ’90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:

“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”

(“Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik “E për-7-shme”, mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por “Refleksionet” dhe gazetën “Albania” të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.

Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm…

Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.

Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.

Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.

Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s’është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.

Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.

Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.

Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.

Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.”

Deklarata e Rames:

“Unë i besoj domosdoshmërisë që ne ta kapërcejmë atë histori, duke mos rënë kurrë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit e të nazizmit, si dhe duke mos lejuar atë që me të drejtë u tha këtu, që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku cilitdo që mori armën për të luftuar nazistët dhe fashistët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në këtë aspekt, qëndrimi im është shumë i qartë e i palëkundur. Çfarë ndodhi e si ndodhi, në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor të vitit 1944-s, nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas, ka qenë objekt i punës së atij instituti e i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme, në raport me ligjin apo me shkeljen e ligjit, në raport me dobinë apo me dëmin e shkaktuar nga një i tillë institut”, tha Rama.