I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë

I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur me një taksi elektrike për vdekje një 66-vjeçar, i cili ndodhej duke kaluar në trotuar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 13, rreth orës 10:30, ku në trotuar gjendeshin pesë persona, katër prej të cilëve shpëtuan mrekullisht.

Pas aksidentit 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.