osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilia Shyti, aktori i madh i roleve të vogla sot do festonte 92 vjetorin!

Ilia Shyti, aktori i madh i roleve të vogla sot do festonte 92 vjetorin!

Ilia Shyti u lind në Lushnje, më 19 korrik 1929. U aktivizua qysh i ri me Levizjen Amatore Teatrore të qytetit të lindjes ku edhe punoi si drejtor i Shtëpisë së Kulturës.

Njëkohësisht, ai bënte punën e regjisorit, të skenografit, gjithashtu interpretonte edhe si aktor.

U dallua në Olimpiadat Teatrore si aktor i talentuar, kështu, falë talentit të tij më 1951, u emerua aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i tij i parë në Teatër ishte xha Veliu tek “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës, më 1952. Gjate krijimtarisë së tij në vite, Ilia ka luajtur shumë role të dyta, duke ravijëzuar karaktere e tipa të mëvetësishëm, njerëz nga shtresa të ndryshme sociale.

Spikati me rolin e Vehpit në dramën “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, Sukses të madh pati me krijimin e figurës së Nikollaq Jorganxhiut në komedinë “Karnavalet e Korces” të Spiro Comorës, që ishte një rol kryesor, rivënë në skenë në vitit 1975 në Teatrin Popullor, (luajtur për herë të parë në vitin 1964), Më tej spikati me rolin e zotit Leon, spicerit, në komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut. Janë të shumtë rolet e tij kryesisht të vogla, si roli i banditit tek “Cuca e maleve” e Loni Papës, por e luajtur me aq vërtetësi dhe individualitet sa të mbetet në mendje.

Ilia Shyti ishte aktor i qëndisjes se karaktereve, gërshetonte mirë planet dramatike apo komike dhe dinte ta përpunonte me një sens të holle artistik karakterin.

Ilia Shyti, është edhe një nga aktorët me numrin më të madh të roleve në film për rolet episodike.

Në vitin 1989, Ilia hapi nje ekspozite të vecante pikture me 100 portrete artistësh të punuara gjatë jetës së tij.

Ai dha gjithashtu një kontribut të madh në Radio Tirana ku zëri i tij u bë vecanërisht i dashur për femijet. Ai për rreth mbi 40 vjet interpretoi mbi 2.000 përralla dhe shumë radiodramatizime.

U nda nga jeta në 26 nëntor 2003 duke lënë pas personazhet e krijuara prej tij që kanë mbetur në kujtesën e spektatorit, Një ndër emrat më të njohur të teatrit, për rolet jo protagonistë që diti t’i shndërronte në role të mëdha.
Ilia Shyti është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Jeta dhe veprimtaria artistike e aktorit dhe regjisorit, Ilia Shyti është përmbledhur në një botim të ri me autor, Kristaq Papën.