Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion pranoi kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Metës për të dalë nga kafazi i qelqte dhe që gjyqi i tij të zhvillohet përkrah avokatit.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Saida Dollani, ndërsa në orën 15:30 do shqyrtohet kërkesa tjetër e Metës për masën e sigurisë në Shkallën e Parë.

