osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta ngatërron tifozerin e Tironës me “lularët dhe monarët” e opozitës së rrugës!

Ilir Meta ngatërron tifozerin e Tironës me “lularët dhe monarët” e opozitës së rrugës!

Nga Anri Bala

Dje ekipi i Tiranë u shpall zyrtarisht kampion i Shqiperisë pas 11 vjet pritje. Bardheblutë e kryeqytetit mundën të rikthenin titullin kampion në shtëpi pas plot 11 vitesh mungesë.

100-vjetori i krijimit të këtij klubi solli edhe kupën e 25 të Superligës për ta, pra nga një shekull ekzistencë Tirana, ose siç quhet nga tifozët e saj “Tirona”, ka fituar çerekun e titujve të Superligës. Duhet theksuar se ky klub numëron më shumë trofe të këtij kampionati se çdo skuadër tjetër në Shqipëri.

Në përfundim të ndeshjes me ekipin e Bylisit Tirana merr zyrtarisht trofeun në Air Albania Stadium, por servilat e federatës, kishin zgjedhur që këtë trofe ta dorëzonte shtangisti Ilir Meta, që nuk ka asnjë lidhje me futbollin e aq më tepër me ekipin e “Tironës, që lidhja shpirtërore e së cilës është baraz me atë të Celtic… thjesht imagjinare.

Ndoshta edhe kanë pasur të drejtë, sepse dekoratat dhe stimujt janë detyra ligjore dhe shtetërore për të cilat paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, pavarësisht se edhe këtë detyrë e kryen si “qokaxhi”, duke lëshuar dekorata dhe këmborë pa asnjë motiv, duke na kujtuar ngjashmërinë e madhe, edhe fizike, me prestixhatorët dhe kllounët e cirkut.

Në fakt Ilir Meta dje, duke parë festën e tifozerisë kampione, doli nga binarët dhe kaloi në delir, ashtu siç bëri kur thirri opozitën e grupit të lularve dhe monarve dhe i quajti “populli i tij”. Po njësoj dhe dje, nga euforia për pak sa nuk ra nga podiumi, duke imituar protestën komike të 2 Marsit ku duke u ulur në gjunjë dhe duke bër simbolin e shqiponjës, e deri duke valvitur flamurin e SHBA-së, sikur të ishte flamuri i “5 Shtatorit” të Skraparit.

Deliranti pasi bëri “qokën”, u fotografua disa herë me ekipin, a thua se ishte drejtusi i tij dhe nuk harroi të ndyente festën e të kërcente përpjetë me dy gishta lart, sikur po i dorëzohej pushteti Lulzim Bashës dhe jo trofeun ekipit bardhë e blu, që vërtetë ka dhe ngjyrë blum por nuk ka qenë dhe nuk është kurrë një bandë politike që mund të përdoret.

Mirëpo, dashnori i turmave të dynjasë, sepse janë turma që nuk kanë asnjë lidhje me të, si dashnori i kurvave që nuk i përkasin askujt, as që e kupton se çfarë është qytetaria dhe merr guximin si i poshtër që është, tu ndyej kujtimet e kësaj dite të bukur tironsave duke pozuar si Berisha i vogël.

Politikë në sport vetëm Ilir Meta mund të bëj, duke vjedhur simbolet e të tjerëve e duke u hequr ai që s’është… si demokratë. Veprimi i tij, çdo demokrati do i dukej tallje dhe çdo socialisti fyerje. /Ekskluzive.al