osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Intervista e plotë e Arben Ahmetajt për televizionin “SYRI”

Intervista e plotë e Arben Ahmetajt për televizionin “SYRI”

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për herë të parë në media që kur u largua nga vendi, pas akuzave që ngriti SPAK ndaj tij. Ai ka dalë dje në një intervistë për të folur hapur, teksa sulmoi fort SPAK që sipas tij ka ngritur një akuzë të orkestruar nga kryeministrin Edi Rama dhe një sërë zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, pa asnjë provë dhe fakt për personin e tij, ndërsa la të nënkuptohet se është kthyer në i penduar i drejtësisë, pasi siç theksoi ai, ka informuar shërbimet e huaja për shantazhet ndaj tij dhe korrupsionin qeveritar.

Ja intervista e plotë e Çim Pakës me Ben Ahmetajn:

-Zoti Ahmetaj, pyetja e parë për ju është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sepse shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut. Jo. Ka filluar më herët.

-Nuk po flasim për arratisjen, por për përballjen me drejtësinë në distancë…

Nuk më ka ndihmuar dhe as nuk më ka dhënë indicie askush. Përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im, praktikisht të gjithë kolegët e mi, kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftëlargut. E dyta, që është po kaq e rëndësishme, as nuk më ka ndihmuar kush të largohem, sepse unë kam qenë i larguar në kohën kur është kërkuar imuniteti. Për të qenë i sinqertë e prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha parë të gjithë frymëzimin politik, diku nga vjeshta e vitit 2023. Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që te një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë.

-Pse i shmangin procedurat sipas jush?

Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.

-Sa lart?

Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.

-Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit …

Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.

-Ju kishit interes edhe për shkak të miqësisë te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.

Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.

-Dhe si e kishe dëmtuar këtë unitet?

Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës. Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH.

-Keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës?

Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. TCH është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin.

-Nga kush u frymëzua?

Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë.

-Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar?

Partia të rrojë, është gjë tjetër. Kur ta kuptojnë shqiptarët se partia është gjë tjetër dhe Ed Rama është gjë tjetër, mbase mund të jetë vonë për partinë dhe demokracinë. Ajo që po them, po i frymëzuar. Ka bërë takim ‘x’ dhe kryeministri për këtë çështje, dy ditë përpara. Dikush mund të thotë se këto i thotë Ben Ahmetaj, po mbase i sajon ai. Unë po i referohem faktit, 3 muaj TCH një institucion dinjitoz kthehet në përdorues instrumental nga politika dhe inceneratorët dhe kjo është histori shumë e vjetër. Është bërë Top Story për Ditmir Bushatin, e kanë pranuar vetë, ua ka kërkuar Edi Rama. Është bërë për Fatmir Xhafën, për Niko Peleshin ua ka kërkuar Rama. I kam dërguar haber me një mikun e tij shumë të ngushtë. I kam thënë; ej stop, unë e kuptoj shumë mirë se nuk do të jem pjesë e qeverisë tendë. Ok. E kuptoj shumë mirë që në mbledhje të kryesisë u shkarkova nga Vlora, më kërcënove. Tani po më bllokon derën e shtëpisë time, më ke zënë derën, stop. Shih punën, nuk kam asgjë, dua të ik në punën time. E kam dërguar këtë haber. Koka e turkut, dëshira dhe urrejtja se ndoshta unë jam një format tjetër, e bëri të shkojë deri aty. Kemi dy momente. Kam dalë në interviste të Opinion. Nuk po hy në materien e emisionit, por një ish miku im ka thënë, ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë. Si ka mundësi që doli kundër kryeministrit.

-Urgjenca ishte se Edi Rama kishte dhënë një urdhër që asnjë ministër dhe asnjë zyrtar i lartë i PS-së të mos shoqërohej me pronarin e Neës24, Irfan Hysenbelliu. Indicia dhe argumenti sipas dy qendrave të Tiranës, ishte se ju menjëherë pas betimit të Bajram Begajt, po drekonit me Irfan Hysenbelliu. Madje Ramës i është dërguar një foto nga dreka ku ju ishit.

Jo nuk është tamam kështu. Mos shkëputemi nga gjëja.

-Arsyeja e Ramës, sipas tij.

Qarkullon një, po quaj gjysëm thashetheme, gjysëm e vërtetë që marrëdhënia ime me Irfan Hysenbelliun, mund të ketë qenë një nga arsyet që unë jam larguar. Po të ishte kjo, do të ishte po kaq perverse dhe fëminore. Do preferoja të ngelej te perversja se sa te kjo fëminorja. Dhe arsyeja ishte simbolike për të ju treguar medemek shqiptarëve se po largoj njeriun e Ilir Metës. Unë dhe Ilir Meta nuk kemi qenë ndonjëherë miq me njëri tjetrin. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qenë të njëri tjetrit. Unë kam qenë i PS-së. Mund të më quash të Nanos, disa kohë të Edi Ramës, por unë kam qenë i PS-së, dhe unë nuk kam pasur ndonjëherë marrëdhënie varësie, apo vasaliteti me Ilir Metën. Jo. Asnjëherë. Ishte simbolik. Dhe atë natë është thënë një fjali, kur është mbledhur ish-sekretari i Përgjithshëm. Meqë ra fjala, një nga arsyet që nuk është sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Ed Ramës, sigurisht që Damiani edhe mund ta mohojë, punët e tij, i ka raportet me të vërtetën vetë, jo me mua, se i ka thënë që, ajo që po ndodh me Arben Ahmetaj së pari është shkelje procedurale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsyeja pse ka ikur nga sekretar i Përgjithshëm, por nuk dua të kërcej nga dega në degë.

-Njëlloj si ju që keni deklaruar tek kolegu Fevziu, se nuk e kisha fuqinë që të firmosja 17 VKM brenda ditës, çfarë ju e keni bërë të qartë se këtë fuqi e kishte vetëm kryeministri, edhe Damian Gjiknuri ka thënë se unë e takova McGonigal, pasi e kishte takuar kryeministri. Pra në një farë forme i ka bërë sfidë, prandaj Damian Gjiknuri për këtë punë është spostuar. Do të jetë koka e turkut për McGonigal. Do të heshtë apo do të mbrohet, siç ju po mbroni të vërtetën tuaj, unë nuk e di, por këtu do të jemi.

Nuk dua të flasim për Gjiknurin. Unë Damianin e njoh në shumë kënde. Ajo që doja të thosha ishte, se unë atë ditë kur jam shkarkuar në 24 korrik 2022, u fol se përpara se të dilnim në inaugurim, 7-8 anëtarë të anëtarë të kabinetit u ndaluam për kafe te Rogner, dhe aty rastësisht unë kam takuar Irfanin dhe e kam takuar, përqafuar. Gjysëm thashetheme, gjysëm e vërteta thotë se një nga ministret, aspirante e madhe, ka bërë foto dhe ja ka nisur kryeministrit.

-Jeni kërcënuar?

Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu.

-Jeni marrë në telefon nga burgu…

Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime.

-Shiko ju jetoni në një shtëpi bashkie, ndërkohë që Altin Dumani i ka bërë kërkesë Facebook për FB tuaj dhe nuk i paska bërë bashkisë së këtij qyteti për ju…

Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cenojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para.

-Edhe një pyetje të fundit, a është takuar ndonjëherë Arben Ahmetaj me McGonigal.

Kurrë. Unë jam i llahtarisur nëse ato janë të vërteta.

-Ato i thonë institucionet amerikane, i ka pranuar në gjyq personi vetë.

Jo nuk e kam takuar McGonigal, nuk kam pasur të bëj me të. Nuk e dija, jam habitur, por kjo ka të bëjë me naivitetin tim. Nëse ato janë të vërtetë, kemi të bëjmë me cenimin e 4 shtyllave: Siguri Kombëtare, korrupsion, demokraci, korrupsion i një përfaqësuesi të një institucioni elitë amerikan. Nuk e di nëse janë të vërteta. Nuk kam ditur se ka ekzistuar një McGonigal.

-Ato i di FBI që i ka certifikuar dhe i pandehuri që i ka pranuar.

Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik.

-Ju do ta vazhdoni këtë betejë?

Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej.