osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

INTERVISTA/ Ish-kreu i Kushtetueses: Presidenti nuk mund të bëjë qeveri, ajo është atribut dhe përgjegjësi politike e kryeministrit

INTERVISTA/ Ish-kreu i Kushtetueses: Presidenti nuk mund të bëjë qeveri, ajo është atribut dhe përgjegjësi politike e kryeministrit

Nga Ylli Pata

“Ngecjen” e ministrave të rinj në zyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, një nga konstitucionalistët më të njohur në vend dhe ish-kreu i institucionit që interpreton ligjin themeltar të shtetit e konsideron një “Lojë politike” dhe jo atribut i “check and balance”, që institucioni më i lartë i shtetit duhet të kryejë ndaj një institucioni tjetër kushtetues si qeveria.

Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, prej vitesh është në pension, sapo ka mbushur 75 vjeç, por mundohet që të jetë aktiv me idetë dhe përvojën e tij në fushën kushtetuese.

Kërkon që këtë ta bëjë të institucionalizuar dhe për këtë ka krijuar me një grup kolegësh të tij si Niazi Jaho e Luan Omari një institut që të furnizojë me ide debatin ligjor, por siç thotë vetë, kjo punë do shumë teknikalitete dhe ai dhe kolegët nuk kanë shumë moshë , për t’I rënë prapa.

Abdiu nuk e fsheh mërzinë që aktorët që kanë mbështetur debatin për reformën në drejtësi në vend, nuk i kanë përfillur fare konstitucionlistët e vjetër.

Ish-kreu i komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputet për 2 mandate e kryetar i Kushtetueses për 8 vjet, megjithatë nuk ka shumë dëshirë të përfshihet në debatin që po zhvillohet në media. i ka zët televizionet dhe ka refuzuar çdo kërkesë për tu prononcuar.

Megjithatë për TemA, pranon të flasë, i ulur në një bar poshtë banesës së tij pranë Gjykatës së Tiranës.

“Shiko nuk jepet mendimi kuturu, duhen parë dispozitat, analizuar vendimet e precedentët, por unë një gjë dua të them: Kushtetuta jonë edhe pse ka një problem duke vënë tre porta për të miratuar qeverinë; Kryeministër, President dhe Kuvend, e thotë në mënyrë të qartë se qeveria është atribut i Kryeministrit.

Firma e Presidentit të Republikës, edhe pse mund të mos jetë thjesht formale, ajo nuk mund të jetë bllokuese. Firma e kreut të shtetit, është një lloj postblloku institucional dhe nuk mund të jetë një portë që mbyllet përfundimisht”, thotë Fehmi Abdiu.

Edhe pse sapo ka mbushur 75 vitet, është mjaft energjik, heq kasketën, rrufit kafen në një sekuencë e shpejtë dhe nga xhepi i brendshëm i palltos nxjerr stilolapsin, duke shkruar në letrën e sheqerit.

Ndalon për një moment dhe i rikthehet vitit 1998, kur u hartua Kushtetuta aktuale e Republikës.

“E kemi bërë me probleme. Duke dashur që të mos japim pushtet të madh për qeverinë, apo një institucion të vetëm, kemi furnizuar me pushtet institucione të tjera, çka edhe ka ndodhur në vite.

Ka kushtetuta që kanë vetëm dy firma për emërimin e miniatrave e jot re siç kemi ne: Kryeministër, President, Kuvend.

Disa të tjerë kanë vetëm një firmë, atë të kryeministrit, i cili shkon në Kuvend për të paraqitur qeverinë dhe nuk votohet emri por votëbesimi.

Ka modele presidenciale, ku kreu i shtetit zgjidhet nga populli, i cili dërgon emrin e ministrit në Parlament.

Thelbi i gjithë kësaj historie është urgjenca, Nuk mundet që vendi të mbesë pa qeveri, asesi s’duhet të ketë vakum” , thotë ish-kreu i Kushtetueses dhe sjell një rast të vitit 2002.

“Ilir Meta ishte larguar nga posti i kryeministrit dhe PS-ja për herë të dytë propozoi Pandeli Majkon si Kryeministër, i cili mori dekretet shpejt e shpejt në Presidencë dhe shkoi në Kuvend për të marrë votëbesimin.

Do të duhej që pasdite Kryeministri i dekretuar të dilte në Kuvend dhe të paraqiste programin, duke kërkuar votëbesimin, edhe për anëtarët e kabinetit.

Mirëpo PD-ja, i dërgoi Gjykatës Kushtetuese një shkresë direkte zyrtare ku kërkon që të pezullohet votëbesimi i qeverisë, pasi sipas saj mënyra e krijimit të saj binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit.

Unë e mblodha Gjykatën menjëherë dhe pezulluam kryeministrin të kërkojë votëbesimin atë pasdite. Pastaj, po atë pasdite u mbodhëm menjëherë për të marrë vendimin, të cilin e morëm.

Situata u elektrizua shumë dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit dha dorëheqjen, duke kritikuar qëndrimin tonë, që duhet thënë ka qenë unik dhe nuk kemi dashur të ndahemi në pakicë dhe shumicë.

Ky është ndoshta një rast jo që përputhet krejt me situatën aktuale, por gjithsesi i jep një precedent sesi mund të veprohet.

Një tjetër vendimi ynë ka qenë edhe kur Kuvendi nuk shqyrtoi dekretet e Pressidentit për ministrat në afatin 10 ditor, me përpjekjen se duke kaluar afatin do të bëntë nul dekretin presidencial.

Ne nxorëm një vendim, ku theksuam se Parlamenti nuk mund të bëjë nul një dekret pa e shqyrtuar atë, por vetëm duke e lënë në sirtar, çka e hoqi këtë lojë politike për tu kthyer në një precedent kushtetues.

Dhe këtu e kam fjalën edhe tani. Nëse ka probleme që gjenden rrugës në figurën e ministrave, apo në çështje të tjera këto mund të zgjidhen rrugës, me komunikim dhe pa bllokim.

Marrim çështjen e ministrit Sandër LLeshi. Argumenti i ç’mbilizimit është për të qeshur. Nuk ishte ç’mobilizuar? Presidenti mund ta bëntë këtë me një akt të thjeshtë ligjor dhe çështja zgjidhej. Ne kemi pasur edhe në të shkuarën ushtarakë që kanë marrë funksione shtetërore që ua ndalonte ligji dhe ka ndodhur kështu, pa pasur nevojë të përplasjes dhe konfliktit kushtetues.

Loja politike, apo beteja e argumenteve për çështje, politika të caktuara, figura autoritetesh etj mund të bëhet pa problem, por jo duke përdorur shtigjet kushtetuese, sepse kështu hapim hendeqe edhe më të mëdha, apo vrima që s’I mbyllim dot.

Çdo ligj, dekret, VKM apo akt nënligjor është precedent që si praktikë juridike do të lërë gjurmë në historikun institucinal të shtetin në të ardhmen.

Një gjë është e qartë: Presidenti nuk mund të bëjë qeveri, ajo është atribut dhe përgjegjësi politike e kryeministrit i cili ka mazhorancën në Kuvend”, thotë për TemA, Fehmi Abdiu.

Për reformën në drejtësi nuk dëshiron të flasë shumë, edhe pse thotë që “kam pasur mjaft për të thënë unë dhe kolegët e mij, por që s’na kanë pyetur e kërkuar mendim. Ta bëjnë si duan vetë, bota ecën gjithsesi.

Një gjë dua të them, se nëse do të ketë sërish njerëz që e kanë ndotur gjyqësorin, pasojat do të jenë edhe më të mëdha.

Dikur, në komunizëm një kryetar gjykate në një rreth u hoq vtëm se kishte ngrënë pilaf me gjysmë bifteku në turizëm, çka ishte politikë e ashpër për të mos lejuar denigrimin e figurës së gjyqtarit.

Megjithatë dua të them, se duhet urgjentisht të rikthehet fuqia e prestigji i Gjykatës Kushtetuese, e cila të jetë aktive me intepretimet e saj, që të mos lëjë politikën të paktën që të bëjë punën e saj, me praktika ligjore, apo nënligjore.

Vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që të vendosë apo të intepretojë frymën dhe hapësirat Kushtetuese, duke vënë pikat mbi I. Asnjë institucion nuk mund ta bëjë këtë, siç po ndodh tani.

Institucionet nuk janë “republika të pavarura” ku secili bën ligjet e tij, por organet e një asambleje shtetërore që veprojnë si pjesë e një trupi”.

Pasi fut stilolapsin në pallto, Abdiu, i cili deri pak kohësh jepte leksione ligji në një universitet të vendit çohet me nxitim, pasi e kanë lënë të takohen me disa nga miqtë e vjetër juristë.

“Njatjeta dhe mos më hajte më për intervistë, keni analistët në televizione, ata janë kompetentë. Pastaj c’janë bërë 100 portale ç’thotë njëri nuk e thotë tjetri, spo marrim vesh gjë”, e mbyll ish-kryegjyqtari dhe ikën me shpejtësi edhe pse shiu bie me gjyma jashtë… (TemA Javore)