osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Italia njeh patentat shqiptare, Rama: Tani në fokus njohja e pensioneve

Italia njeh patentat shqiptare, Rama: Tani në fokus njohja e pensioneve

Nesër në Itali do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të shqiptarëve në Itali. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook shkruan se nesër kryediplomatja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen, duke mos i kursyer falenderimet ndaj ministrit Luigi di Maio.

Më pas, kreu i qeverisë shtoi se tanimë në fokus të palëve është puna për arritjen e një marrëveshjeje për pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Itali.

“LAJM I MIRË- Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur këtë marrëveshje. Tani ecim para për marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, që qytetarët shembullorë të nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite,”-shkruan Rama.

Më 5 mars, kryeministri Edi Rama ishte në Itali, ku në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

“Nuk kam më për të shtuar, por meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane”, u shpreh Rama në fjalën e tij.