osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Izet Haxhia përballë Sali Berishës me prova të reja, rihap “gjyqin e shekullit”!

Izet Haxhia përballë Sali Berishës me prova të reja, rihap “gjyqin e shekullit”!

Muaji mars pritet të sjellë zhvillime sa i takon dosjes së vrasjes së ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia mbërriti u ekstradua në maj të vitit të shkuar nga Turqia në Shqipëri për të rihapur këtë dosje, për të nxjerrë në pah të vërtetën e ekzekutimit të Hajdarit dhe për të hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, por Gjykata e Tiranës vendosi pak kohë më parë rivendosjen në afat të çështjes dhe dosja e Haxhisë përfundoi tek Gjykata e Apelit.

Mirëpo aty procesi gjyqësor u fut në ngërç sepse asnjë nga anëtarët e kësaj gjykate nuk pranonte shqyrtimin e çështjes. Argumenti që ata përdornin ishte konflikti i interesit sepse gjyqtare Apeli ishte edhe Fatmira Hajdari, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari. Për t’i dhënë fund këtij ngërçi, ndërhyri Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili përcaktoi me short 3 gjyqtarë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dje u zbardhën edhe emrat e gjyqtarëve që do të marrin në dorën çështjen e Izet Haxhisë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Dhimitër Larën, Ndue Drenin dhe Sokol Binajn. Ky i fundit ishte pjesë e trupës gjyqësore që vendosi para pak kohësh prishjen e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, duke shfuqizuar masën “Arrest shtëpie”. Tani pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të njoftojë Gjykatën e Apelit për gjyqtarët që ka përzgjedhur për të shqyrtuar çështjen e Izet Haxhisë me qëllim që procesi gjyqësor të nisë sa më parë dhe të mos ketë më asnjë pengesë. Sipas të gjitha gjasave, seanca e parë për Izet Haxhinë me trupën e re gjyqësore do të mbahet brenda marsit.

Kujtojmë që kërkesa për të deleguar gjyqtarë jashtë Gjykatës së Apelit ishte e vetë Izet Haxhisë dhe avokatit të tij, Bashkim Nikolla. Sipas tyre, anëtarët e Gjykatës së Apelit nuk mund ta gjykojnë me paanshmëri këtë çështje për shkak të miqësisë me Fatmira Hajdarin. Po ashtu, Haxhia ka akuzuar edhe këtë të fundit se ka shitur gjakun e burrit tek Sali Berisha dhe ka pranuar një post pune në gjykatë.

Alarm në SHQUP

SHQUP është alarmuar nga zgjidhja e ngërçit për gjykimin e çështjes së Izet Haxhisë. Personi më i akuzuar nga Haxhia për vrasjen e Azem Hajdarit është Sali Berisha. Duke mohuar të jetë ai vetë autor, ish-truproja ka deklaruar shpesh se është ish-kryeministri ai i cili ka ideuar, organizuar dhe ka urdhëruar atentatin ndaj Hajdarit. Me zhbllokimin e situatës në Gjykatën e Apelit, pritet që çështja e Izet Haxhisë të futet sa më parë në udhë të drejtë dhe të dalë në pah e vërteta për vrasjen e ish-deputetit të PD. Pak kohë më parë Haxhia deklaroi se gjatë seancave gjyqësore do të thërrasë plot 44 emra për të dëshmuar për atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Pjesë e kësaj liste është edhe Sali Berisha. Pra, pritet që ish-kryeministri të paraqitet në ambientet e gjykatës për tu përballur me akuzat e Izet Haxhisë dhe për të dëshmuar gjithçka di për ngjarjen në fjalë. Pjesë e listës që pritet të thirren për të dhënë dëshminë e tyre janë edhe Fatos Klosi, Genc Pollo, Alfred Peza, Jozefina Topalli, Petro Koçi, Fatos Nano, etj.

Kujtojmë që gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e kërkesës së Haxhisë për rivendosjen në afat të çështjes doli në pah fakti sesi në dosjen “Hajdari” mungonin shumë prova që lidheshin drejtpërdrejt me ngjarjen në fjalë. Pra rihapja e dosjes “Hajdari” pritet të nxjerrë në dritë atë se çfarë ndodhi në të vërtetë në natën e 12 shtatorit 1998 dhe provat që mungojnë në dosje./Mimoza Ibra