osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ja pse “non grata” Argita Berisha është rrezikuar nga drejtësia njëlloj si bashkëshorti!

Ja pse “non grata” Argita Berisha është rrezikuar nga drejtësia njëlloj si bashkëshorti!

Pak muaj pasi Sali Berisha u zgjodh kryeministër i Shqipërisë në vitin 2005, vajza e tij Argita Malltezi u kthye në shtëpi nga Prishtina, duke lënë pas një punë të mirë paguar në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, për të hapur një zyrë ligjore në kryeqytetin Tiranë.
Video Interesante

Duke u bashkuar me një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj në UNMIK, Flutura Kola, ata krijuan tre firma avokatësh-Malltezi&Kola, Kola&Associates dhe Malltezi&Associates, duke ndarë një zyrë dhe një listë në rritje të klientëve fitimprurës. Në pak muaj, ata u bënë avokatët e kërkuar për kompanitë shumëkombëshe që kërkonin të investonin në ekonominë shqiptare në rritje të shpejtë.

Por ish-klientët pretendojnë se e kanë punësuar Malltezin për lidhjet e saj familjare dhe për të anashkaluar kërcënimet e shantazhit, jo vetëm për aftësitë e saj ligjore. Qëndrimi i Berishës si kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013 u shënua më shumë nga skandale korrupsioni sesa ndershmëri. Malltezi & Kola u përfshinë në disa prej akuzave më së shumti për rolin e firmës në aferën Fazlliç dhe Argita Malltezi u akuzua nga opozita se vepronte si portiere e kryeministrit.

Malltezi konsiderohej gjerësisht si një eminencë në qeverinë e babait të saj. E tillë ajo përshkruhet në dy memorandume të brendshme të Ambasadës Amerikane në Tiranë në atë kohë, të cilat u publikuan nga faqja e internetit Ëiki Leaks.

Në një bisedë mes ambasadës dhe ish-këshilltarit të Berishës, i cili u bë një nga kritikët më të zëshëm të tij, thuhet se “Berisha merr vendime pa u konsultuar me ministrat” dhe “dëgjon vetëm këshillat e familjes”, veçanërisht vajza e tij, Malltezi. Sipas të dhënave të regjistrimit të bizneseve, studiot ligjore të Malltezit u krijuan më 19 dhjetor 2005, por filluan të marrin vëmendjen e shtypit vetëm një vit më vonë, kur ajo zbuloi vullnetarisht pasurinë e saj si vajza e kryeministrit.

Malltezi zbuloi se kishte pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare me vlerë më shumë se 600,000 euro, gjë që shkaktoi akuza për korrupsion nga opozita socialiste. Ajo hodhi poshtë pretendimet, duke argumentuar se pasuria e saj ishte fryt i punës së saj të paguar mirë në UNMIK.

Paratë e padeklaruara

Vajza e Sali Berishës dhe kolegia e saj avokate, Flutura Kola, mund të kenë fituar më shumë se një milionë euro nga shitja e një toke të pavlerë bujqësore në zonën e Porto Romanos në Shqipëri për klientin e tyre Fazlliç. Shpejt pas transaksioneve, kryeministri Berisha e përfshiu pronën e Fazlliç në Porto Romano në një park energjetik, duke i hapur rrugë rafinerive dhe termocentraleve, si dhe duke e rritur çmimin e tokës tetë herë gjatë viteve pasuese.

Eksperte kontabël ishte Shpresa Breçani, mbesë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për ndihmë juridike, përkrah tij ishte zyra ligjore e Argita Malltezit dhe Flutura Kolës.

Bashkëshortët e dy juristeve, përkatësisht Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola ndërmjetësuan për blerjen e tokës në Porto Romano. Jamarbër Malltezi blen nga pjesëtarë të familjes Matmuja në Porto Romano parcelën me numër 18/24, me sipërfaqe 6512 metër katrorë. Vlera e shitjes është rreth 7.8 milionë lekë të reja, kontratë ku e njëjta pronë, i shitet kompanisë së Fazlliçit nga Malltezi.

Vlera e shitjes plot 117 mijë euro apo rreth 15 milionë lekë, pra, dyfish. Në këtë formë është vepruar edhe me parcelat e tjera nga Malltezi dhe Kola. Për 14 hektarë ata kanë fituar në total nga kjo manovër mbi 1.1 milionë euro. Fill pasi u mbyllën transaksionet, Berisha përfshin brenda parkut energjetik të Porto Romanos edhe tokat e Damir Fazlliç.

Vlera e tokës u 8-fishua. Për 14 hektarë tokë, janë paguar afro 2.5 milionë euro nga biznesmeni boshnjak. Fazlliç e kuptonte se gjysmën e parave i morën Malltezi dhe Kola, por sërish ishte I kënaqur me pazarin. Ai e dinte me saktësi që Berisha do e favorizonte. Këtë, e ka zbuluar Flutura Kola para prokurorit.

Biznesmeni pakistanez

Një tjetër rast në dosjen e britanikëve është bashkëpunimi vajzës së Berishës me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar. Vetë biznesmeni e ka deklaruar në media se Argita i kishte kërkuar atij para. “Argita më ofroi shërbimet e saj dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi.

Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”, ka deklaruar ai. Bëhet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjetikës me vlerë 100 milionë euro. Pra me pak fjalë, 3 mln euro do shkonin për vajzën e kryeministrit të asaj kohe.