osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Juristi Romeo Kara: Ju tregoj rolin e Ilir Metës në dosjen e inceneratorëve dhe “gjëma” që mund t’i u bëjë në SPAK ish-ministrave të LSI e Monika Kryemadhit

Juristi Romeo Kara: Ju tregoj rolin e Ilir Metës në dosjen e inceneratorëve dhe “gjëma” që mund t’i u bëjë në SPAK ish-ministrave të LSI e Monika Kryemadhit

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek hetimi i shumë dosjeve të bujshme nga Prokuroria Speciale (SPAK), ku subjekt hetimi është edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjatë një interviste, zoti Kara tregon rolin e Ilir Metës në dosjen e inceneratorëve dhe bashkëpunimin e fshehtë të ish-presidentit me ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajn. Po ashtu, juristi zbulon se Mata në mënyrë sistematike ka kërcënuar me burg bashkëpunëtorët e tij.

Madje ai thekson se ish-presidenti Meta mund t’ju bëjë “gjëmën”, pra është gati t’i shtesë në SPAK ish-ministrat e LSI e Monika Kryemadhit për t’i shpëtuar burgut.

-Zoti Kara, Ilir Metën e kemi parë më pak aktiv këto kohë politikisht, si e shihni?

Unë e shoh të pashpresë. Është inaktiv sepse ai nuk ka se çfarë të thotë më. Atë duan që ta shohin në krahun e llogaridhënies dhe ai vet si person nuk ka më motiv. Njerëzit që janë në paligjshmëri nuk kanë më motive që të ngrejnë zërin.

Çfarë mund të thotë më sot Meta? Ai nuk ka dal kurrë të thotë diçka për aferat që ka bërë. Meta nuk ka se çfarë të thotë dhe nuk do të jetë i pari që të bëhet shembull, do që të fitoj kohë. Meta është kalkulues në të gjitha. Por, kanë të njëjtin fat edhe me Berishën. Edhe për çështjen Beleri ata kanë thënë të njëjtat deklarata.

-Kreu i PL, Ilir Meta kur u pyet për Monikën ai ka deklaruar se secili mban përgjegjësi për vete, si ju duket kjo deklaratë?

Në dijeninë time janë disa telefona, por ajo ka këmbëngulur për një. SPAK nuk ka shkuar pa informacione dhe ka kërkuar që Monika të jap prova që ai telefon i përket asaj. Por, as unë as ju nuk mund të mbajmë përgjegjësi ligjore për persona brenda familjes për një vepër që mund të bëjnë, por ata kanë qenë bashkë në atë rrugëtim politik dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Është pak qesharake që kjo familje ka ardhur dita që njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit për tu shmangur drejtësisë. Kemi parë që ata i kanë hedhur edhe bashkëpunëtorët e tyre dhe tani po hedhin edhe njëri-tjetrin. Me ca ndihme e ngriti ai atë forcë? Unë mendoj se mund të ketë pas edhe ndihmën e Berishës, ose forca të tjera.

Partia Socialiste humbi në 2005 prej atyre votave që u ndan nga Meta dhe në 2009 prej 4 deputetëve të Metës. Pastaj u sigurua me kodin zgjedhor të 2008. Ai e ka ditur se ca po bënë, por ka një lloj sigurie për ta mbrojtur LSI.

Meta e ka kuptuar që Edi Rama ka qenë i zoti t’ ja zhbëjë forcën e tij politike dhe në disa momente ka prekur etikën me disa deputet që kanë qenë edhe burra të mirë si Nasip Naço dhe ka dashur ti bëjë shembull, pra ose do jeni me mua ose fare ose në burg.

Afera e inceneratorëve është realizuar me ministra të LSI, nuk kam si ta besoj se ai ka qenë në krye të Parlamentit dhe se di se çfarë po ndodhte. E serviri pastaj kur iu desh ai. Pati edhe ndihmën e Ahmetajt që serviri dokumente. Ai duhet të jap shpjegime, pse se tha në momentin që duhej, pra kur e mësoi, por e tha më vonë, sepse do flas edhe Koka me Bllakon.

-Sa i takon raportit me Berishën, duket se ka një krisje mes tij dhe Metës edhe për atë që do jetë kandidatë i ardhshëm për kryeministër?

Ai e di se edhe vet edhe Berisha nuk vijnë. Por me atë që ndodhi me Bashën, Berisha nuk beson tek asnjë njeri tjetër, përveç se një të familjes së tij. Por, si ka Meta me Monikën probleme, ashtu mund të ketë edhe ai nesër me familjen e tij.

Do vijë një moment që Meta s’do dijë se kë pjesë trupi të shes më parë dhe do ti ngel vetëm menderja, atë do ta shes në fund. Edhe puna e kësaj, ata kanë llogaritë e tyre dhe zoti ka të vetat.

Mendoj se shqiptarët janë deri diku imun me ca po shohin, pavarësisht se ca vendosin ata, ata edhe mund të merren vesh. Të ligjit merrem vesh para se të solidarizohen të mirët dhe njerëzit e mirë në vend nuk janë mësuar që të solidarizohen në bazë të parimeve. Ata duhet që të shkojnë te llogaridhënia.

Bota se shoqëron demokracinë pa dhënie llogarie, ne e kemi shoqëruar pa atë dhe pa zbatim të saktë të ligjeve. Ne instaluam disa institucione pa e provuar demokracinë dhe shohim se nuk jemi në demokraci.

Shqiptarët kanë krijuar një lloj neverie për sistemin, pa e ditur se kjo nuk është demokraci, pa e njohur demokracinë reale. Kjo nuk është demokracia. Fitore është që Meta dhe Berisha nuk do vijnë në pushtet. Kjo opozitë është një grup njerëzish që e kanë parë pushtetin për xhepat e tyre dhe ata nuk kanë më as ide.

Ata janë mbledhur rreth dy personave të denigruar moralisht dhe politikisht dhe mendojnë se mund të marrin pushtetin me presione, por për mua kjo gjë është e pamundur. Meta ka qenë më realist në kuptimin që unë besoj kur ka thënë të mos digjnin mandatet. Aty u bë protagoniste Monika, pastaj njëri i binte gozhdës dhe tjetri i binte patkoit. Po nëse ti braktis mandatet, atëherë mund ti braktis dhe PS dhe ku do shkojmë pastaj.

Ti s’ke dal në opozitë për të braktisur mandatet, t’i në radhë të parë ke braktisur veten tënde. Zgjidhja e këtyre ishte të rikrijonin sindikatat, nuk shkohet në demokraci pa sindikata. Këta kanë sjell politikë denigrues dhe ofenduese, kanë pasur shansin që ta bëjnë. Ca do të zhbëjnë tani këta, atë që kanë bërë vet, po ka një thënie të madhe që i hedh poshtë të gjithë që thotë gjëja e re bëhet me mendje të reja dhe me njerëz të rinj. Këta janë bërë qesharak.

-Është përfolur këto kohë se do të ketë një tjetër tronditje të skenës politike, keni informacione?

Shtypi është i lirë, por SPAK sheh se ku i ka dal. Sot është vështirë të marrësh informacione. Unë tek krimet e rënda kam parë që pa u hapur çështja dilnin shkresat në media, sot nuk është më kështu. Prokuroria të rris vigjilencës brenda saj, shtypi i lirë është i nevojshëm. Janë pushtetarë dhe ish-pushtetarë që mund të goditen, madje edhe kur të arrestohet Meta dhe Berisha popullit nuk do t’i bëjë më përshtypje.