osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kë përfaqësojnë kur nuk flasin?! Ja 17 deputetët “memeca”që kanë mbajtur “0” fjalime në Kuvend!

Kë përfaqësojnë kur nuk flasin?! Ja 17 deputetët “memeca”që kanë mbajtur “0” fjalime në Kuvend!

Listës së deputetëve më të suksesshëm dhe atyre më aktiv në debatet parlamentare u shtohet edhe lista problematika e deputetëve që nuk kanë regjistruar asnjë fjalim në parlament gjatë tetë muajve të vitit 2018.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, pjesë e listës janë deputetë të partive të ndryshme politike.Në këtë periudhë nuk kanë folur asnjëherë në parlament gjatë sesionit të fundit parlamentar janë 10 deputetë.
Midis deputetëve që nuk kanë regjistruar fjalime në parlament gjatë këtij sesioni bëjnë pjesë kryesisht prurje të njohura nga bota e biznesit, përfshirë Abazi e Ndraxhi të PS, Doshi i PSD, Çela e Tavo të LSI, Lala e Bici të PDIU.
Ndonjë nga deputetët me tregues negativ në fjalime (p.sh, Fino) ka qenë mjaft aktiv në punën e komisionit të çështjeve ligjore ose në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, ndërkohë që në listë ka edhe ndonjë deputet (Sterkaj), i cili për arsye shëndetësore ka munguar një pjesë të sesionit parlamentar, apo Braho, i cili hyri në parlament në muajin maj në vend të ish Ministrit të Brendshëm Tahiri.
Në listë bën pjesë kryetari i një partie politike (Ndoka, PDK), si dhe deputetë si ai me përvojë të gjatë parlamentare (siç janë Fino, Braho apo Tavo), siç ka edhe individë të zgjedhur në legjislaturën e fundit, kryesisht prurje pa formatim politik të caktuar.
Siç shihet nga tabela, nga 17 deputetët me 0 diskutime në parlament ka vetëm një deputete femër dhe 16 janë meshkuj, dhe se individë që kanë sukses në drejtimin lokal apo që sigurojnë mandate në zona bastione partiake apo personale, nuk tregojnë minimumin e kujdesit dhe shqetësimit për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre në organin kryesor përfaqësues e kushtetues në vend, Kuvendin e Shqipërisë.