osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Këta nuk bëhen kurrë! Rama u jep “të tretin dhe të tetin”, ata pëllasin: Fituam e dorëzuam… u dorëzuan!

Këta nuk bëhen kurrë! Rama u jep “të tretin dhe të tetin”, ata pëllasin: Fituam e dorëzuam… u dorëzuan!

Nga Anri Bala

Një eufori e paparë ka shpërthyer nga foltorja, nga i pari Bardhi i nxirë, që nuk ka gomë që ia fshin llumin, kur deklaron se ja paska bërë Ramës 8 me 2.

Po, është e vërtetë që ja ka bërë 8 me 2, sepse Rama urdhëroi Çuçin që ta dëgjoi njëherë Bardhin dhe nëse bien dakord, t’ia fusi foltores sa të mund!

Mirëpo këta nuk ndryshojnë, kanë vite të tëra që humbjen e quajnë fitore, ndaj janë kthyer si pelegrin poshtë ballkonit të liderit, i cili tashmë do ketë edhe një tjetër përballje me drejtësinë, atë të 21 Janarit, ndaj i duhet çdo lloj pazari për të kapur ç’të kapi, kur nuk u ka mbetur më asgjë dhe partia është kthyer në “kashtë e koqe”.

Në fakt, fitore quhet për opozitën, se këta ja panë hajrin pushtetit si i dyti apo i treti, pasi qëllimi është të jenë aty, por se çfarë duhet të ndryshojnë në betejat e tyre për të fituar, pak rëndësi ka. Me rëndësi është, që në mos qofshin mbreti, të paktën të jenë oborrtarë, që në fund të ditës, tufa e nginjur e tepsisë së pushtetit nëse nuk u hedh të hanë, padyshim një kockë do ua hedh për ta lëpirë.

Meqenëse këta mendojnë se akoma ka trushpëlarë, se pas çdo flamuri të bardhë ka një fitore, po mundohem të citoj vetëm “futësin” e tyre Ramën, në një deklaratë për mediat:

Jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Por si lexohet: Komisionet do të ngrihen sipas ligjit të ri për Komisionet Parlamentare aprovuar në Parlament dhe i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Rithemelimi, ku thuhet… Komision Parlamentar do të ngrihet me objekt të përcaktuar dhe për asnjë çështje, që është nën hetim penal apo në gjykim nga drejtësia.

Pra dy komisionet janë thjeshtë një kockë, që lehësit e Foltores e kishin në gojë prej kohësh, por nuk kishin pranuar ta hanin duke krijuar tollovi dhe duke e ankimuar në Kushtetuese, që tani ta hanin me lugën e Edi Ramës.

Përsa i përket Komisionit të Reformës Zgjedhore Rama deklaron publikisht:

Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Pra sipas Ramës, pasi morën të tretin te komisionet parlamentare, Rithemelimi mori dhe të tetin te Komisioni i Reformës zgjedhore.

Por, fatkeqësia më e madhe, nuk është futja që u bëri Rama këtyre, por mbetja e vendit pa opozitë, ose marrje e atributeve të opozitës nga çdo turmë e paligjshme e një konglomerati partishë politike, që nuk ka asnjë program, por thjesht janë grupuar duke vrapuar pas dashit kur t’i bien allatet dhe kjo nuk ndodh kurrë… Këta nuk do të bëhen kurrë as udhëheqës dhe as politikan, por do ngelin një tufë shkallabanësh, që u ka humbur nocioni i kohës së humbur./Ekskluzive.al