osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar

Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar

Pas 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” nga grupi parlamentar, Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë.

Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.

Sali Berisha prej tetë vitesh me radhë, deri me 9 shtator, ishim mësuar të dëgjonim nga klani Berisha shpifje, akuza, gjykime morale dhe leksione etike dhe demokracie drejtuar kundër rivalëve tradicionalë, si qeveritarët, gazetarët, media dhe opinionistë që nuk mendonin njësoj si ata.

Në këtë mënyrë, bota e parë me sytë e Berishës ishte e ndarë në dy pjesë: Të mirët nga ana e tij dhe Partisë Demokratike bashkë me ata katër aleatë e gjysëm në krah të tyre. Në anë tjetër gjithë të tjerët, ata të konsideruar “të këqinj”.

Berisha dhe klani tij (që deri në ato momente përfshinte gjithë PD-në me në krye Lulzim Bashën), e konsideronte anën e vet të botës si “shumicë dërrmuese” dhe pjesën e të “këqinjve” si “pakicë puçiste”. Po pastaj u bënë zgjedhjet e 25 prillit dhe atë ditë e gjithë opozita pa se fusha e vet u shtrëngua shumë duke zbuluar se ata përfaqësonin pakicën, ndërsa shumica dërrmues ishin të gjithë ata që ata sulmonin.

Pastaj erdhi 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” Sali Berishën nga grupi parlamentar, si pasojë e akuzave për korrupsion të marra nga Shtetet e Bashkuara, dhe papritur pjesa e botës e përfaqësuar nga Sali Berisha dhe klani i tij u zvogëlua akoma e më shumë, derisa u bë një pjesë mikroskopike.

Duke dëgjuar fjalimet e tij dhe duke lexuar në facebook postet e tij dhe të klanit të tij, të këqinjtë përfshijnë tashmë të gjithë.

Berisha dhe familja e tij përmbytin me shpifje, akuza, gjykime morale dhe leksione etike dhe demokracie jo vetëm qeveritarë, gazetarë, media dhe opinionistët “kundërshtarë”, por edhe Lulzim Bashën dhe pjesën më të madhe të PD-së që qëndroi besnik i Bashës, presidentin amerikan Biden, Departamentin e Shtetit, gjithë qeverisjen e Shteteve të Bashkuara, lidershipin europian dhe pjesën më të madhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë duke nisur që nga ambasadorja Yuri Kim e trajtuar si të ishte një Çlirim Gjatë i zakonshëm.

Tashmë Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë. Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.

Berisha tani urren gjithë popullin shqiptar, dhe vetëm e vetëm që të shpëtojë veten dhe familjen e tij nga rrugëtimi i pashmangshëm i drejtësisë, vazhdon të gënjejë në kufi të qesharakes dhe të sikletit duke treguar se është gati të djegë vendin duke ruajtur nga masakra vetëm bizneset e të birit, mëkatet e vajzës dhe 17 kullat e dhëndrrit. Mjafton kjo për ta bërë patetike figurën e tij, si një ujk i vjetër, tashmë çalaman, që në netët e fundit të tij pa gjumë, ulëret me gjithë urrejtjen e tij të dëshpëruar ndaj Hënës.

Ky është fundi tragjik i një diktatori të mbaruar, i cili, i verbuar nga dëshpërimi, heq dorë të mbrojë edhe të kaluarën e historisë së tij politike dhe atë pak që mbetet nga dinjiteti i tij i konsumuar. /Pika e zeze (c.bo.)