osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kreu i CIA mesazh të ri “ogurzi” për Zelenskyn, zbardhen detaje nga takimi sekret me presidentin ukrainas në Kiev

Kreu i CIA mesazh të ri “ogurzi” për Zelenskyn, zbardhen detaje nga takimi sekret me presidentin ukrainas në Kiev

Washington Post zbuloi se Drejtori i CIA-s, William J. Burns , vizitoi fshehurazi Kievin në fund të javës së kaluar për t’i përcjellë parashikimet e SHBA-së për lëvizjet ushtarake ruse tek presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i CIA-s ishte në Kiev për herë të parë saktësisht një vit më parë, kur Rusia po grumbullonte ushtrinë e saj në kufirin me Ukrainën në prag të pushtimit të saj. Vizita e dytë vjen në një kohë kur forcat ruse po forcojnë kontrollin e tyre në qytetin Bakhmut në Ukrainën lindore.

Sipas burimeve të Washington Post, në krye të listës së temave të prekura nga Volodymyr Zelensky ishin pyetjet se sa gjatë mund të mbështetet qeveria ukrainase duke qenë se me marrjen e Dhomës së Përfaqësuesve nga Republikanët ka pasur një rënie të mbështetjes politike për Ukrainën kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake dhe humanitare.

Sipas burimeve anonime të ËP, pala ukrainase e mbylli takimin me përshtypjen se mbështetja e SHBA për Ukrainën është ende e fortë dhe se paketa e ndihmës prej 45 miliardë dollarësh e votuar në Kongres në dhjetor do të jetë e vlefshme të paktën deri në fund të korrikut ose gushtit.

Megjithatë, Kongresi ka më pak gjasa të miratojë një paketë të re ndihme. Në vizitën e tij vitin e kaluar shefi i CIA-s ka paralajmëruar personalisht udhëheqjen ukrainase se rusët do të përpiqeshin të kapnin Aeroportin Antonov dhe më pas të lëviznin në Kiev.

Informacioni nga inteligjenca amerikane nën Burns ishte i rëndësishëm në përgatitjen e Ukrainës për të mbrojtur aeroportin dhe për të parandaluar rënien e Kievit. Administrata aktuale e Ukrainës falënderon Burns për këtë, si dhe për deklaratat e tij të hapura ku sipas burimeve të sigurta Burns u shpreh se nuk beson se Rusia po ofron seriozisht negociata.