osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kryebamirësi Elvis Naçi gdhihet milioner! Imami ble për shuma marramendëse një spital privat dhe fsheh transparencën me qytetarët

Kryebamirësi Elvis Naçi gdhihet milioner! Imami ble për shuma marramendëse një spital privat dhe fsheh transparencën me qytetarët

Duket se kryebamirësi Elvis Naçi po i hyn biznesit.

Së fundmi ai ka investuar në një biznes disa shuma monetare.

Nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, mësohet se prej ditësh ditësh ky i fundit ka kaluar në pronësinë e Naçit.

Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë, që ende është i mbuluar me dyshim, edhe për faktin se Naçi nuk ka bërë asnjë komunikim me qytetarët lidhur me këtë në shenjë transparence.

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Ajo që është ende e paqartë është nevoja e Naçit për të investuar 350 mijë €, paratë e një Fondacioni bamirësie në një spital, kur supozohet se paratë e mbledhura për bamirësi nuk kanë si destinacion, blerjen e një spitali, por ndihmën e njerëzve në nevojë.

Kryebamirësi Naçi, ose siç njihet në sytë e shumë myslimanëve si “imami modern”, në këtë transaksion blerjeje me një vlerë të konsiderueshme, siç është ajo e një godine spitalore për 350 mijë €, ka përdorur paratë e Fondacionit Firdeus…

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë…

Paradoksi qëndron në faktin, se imami Naçi pasi viziton të varfërit falas në një qendër bamirësie, kërkon pagesë nga ana tjetër në një tjetër spital, privat siç është ai Continental…

Dosje.al ka ngritur disa pyetje ku ndër të tjera thotë:

Ku i gjeti 350 mijë euro Fondacioni Firdeus? A ishin para të grumbulluara me bamirësi?

Nëse po, cila ishte fushata për të cilën Elvis Naçi ua kërkoi paratë shqiptarëve?

Pse Firdeus nuk bëri transparencë me një blerje kaq të rëndësishme?