osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur dhunuesit me imunitet padisin Gardën për manikyrin dhe pedikyrin e prishur!

Kur dhunuesit me imunitet padisin Gardën për manikyrin dhe pedikyrin e prishur!

Nga Anri Bala

Nuk ke nevojë, që të mundohesh të më thuash cili je, kur zemrën ta pasqyron fytyra… thotë një proverb, që gjen gjerësisht zbatim, sapo hap kanalin e parë (diz)informativ të televizorit, tek të shfaqen të gjithë shëmbylltyrat përpara, ashtu si ato zarzavatet shtremba-shtremba, por të këputura nga një tokë e mbjellë me fara të këqija. Falna o Zot, por nuk do guxoja kurrë t’i gjykoja njerëzit nga paraqitja e jashtme, e as që e marrë mundimin ta bëj ndonjëherë, por ama shpirtin, atë nuk mund t’ia kursej kurrësesi!

Nuk kam parë kurrë njerëz si këta, në u quajtshin të tillë, me gojë dhe mendje si gropë septike, që sa herë hapet… kutërbon dynjanë! Nuk e di, ku e gjejnë guximin të prodhojnë konflikt, aty ku ka mirëkuptim, të sajojnë përgjime, aty ku nuk janë, të shantazhojnë në emër të njerëzve që i kanë “votuar”, edhe pse janë deputetë nga listat humbëse të kryetarit, apo duke paguar qindra mijëra euro nën tavolinë, sepse “grushti” i votuesve që u ka mbetur, u largohen si të prekurit nga “lebra”, sapo tu thërrasësh emrin?!

Jo më larg se dje, pasi dështuan totalisht të ngrinin babalekauzën e radhës, çeta e deputetëve, e armatosur me imunitet, u turrën si të tërbuar të nxirrnin kryetarin e bashkisë jashtë… Madje, për tu habitur, Muli kësaj here, nuk më dukej fort i bindur në rolin e pranuar me dinjitet prej tij: “më mbani, se do t’i bie”, por ishin ata, “trimat me fletë”” që qëndronin pas tij… që arritën t’i rrëmbenin flamurin e gangsterit të partisë dhe nga përçapjet për të çarë trupat sportiv të gardistëve, Salianji i G.D theu thoin dhe dëmtoi manikyrin, kurse i biri i Ballinjve, shkatërroi pedikyrin… e pas kësaj situata u ndez!

Albana, nuk mundi ta toleronte xhestin e “rëndë” të gardës, prej dëmtimeve që u shkaktoi thonjëve të Salianjit dhe Balliut, edhe pse, një trup i specializuar ushtarak, me përgatitje të lartë fizike, qëndroi stoik përballë dhunës dhe kërcënimeve, shtyrjeve e ofendimeve… të deputetëve të opozitës, për të mbrojtur personalitetin, që u kishte ardhur i ftuar nga 2/3 e komisionit, për të dhënë shpjegime, për hall të pakicës, ndaj sot, kërkoi kallëzim penal, për të gjithë punonjësit… që nuk “ngritën gishtin” ndaj dhunës që kaluan!

Për çudi, nuk kam parë deri më sot, që një punonjës i gardës së shtetit, të dhunoi, shaj e fyej, të lëshoi shishe, miell dhe vezë… ekrane televizori, çizme apo brekë ndaj deputetëve të parlamentit… por krejt e kundërta. Mirëpo, në shtetin pa shtet, këto djem të ligjit, si shpërblim për qytetarinë, qetësinë dhe profesionalizmin e tyre, morën një kallëzim penal, sepse nuk “mbrojtën” dhunuesit… deputetë!

Është e turpshme dhe jashtë kufijve të imagjinatës, që një deputet të dhunoj publikisht dhe në mënyrë të përsëritur, punonjësit e gardës dhe të policisë, e më pas t’i kallëzoj dhe penalisht pse nuk vepruan… sepse nuk bënë atë, që në fakt duhet të bënin, t’i përgjigjeshin dhunës, siç është betuar t’i përgjigjet.

Në fakt, këto “boksier malesh”, sepse shumicës prej tyre, askush nuk ua di vendin nga kanë ardhur dhe përse kanë ardhur, si përfaqësues të popullit, këto qenie hibride, që jo në salla, por edhe në stalla do kishin problem me banorët e llojit rreth e rrotull tyre… nuk janë veçse një fatkeqësi, për ato që i përfaqësojnë dhe për ne që i shikojmë e dëgjojmë… ndaj duhen ndaluar ose palluar… në “dru”, siç e parashikon ligji!

E gjithë përgjegjësia e këtij akti të turpshëm, bie mbi komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i cili duhej të kallëzonte penalisht të gjithë deputetët dhunues, që të tilla shfaqje të turpshme, mos të përsëriteshin më. Nëse pretendoni se po bëni shtet, ku ligji është i barabartë për të gjithë, dhuna e ushtruar nga deputetët të veshur me “imunitet”, nuk duhet tu shkoj as nëpërmend të lejohet, sepse po kalohet kufiri i durimit dhe kam frikë, se njerëzit që ju kanë votuar, mund ta ngrejnë dorën vetë, për të ulur dorën tuaj, që ka ngelur në ajër, për të goditur fuqishëm… me ligj, këto anti-njerëz!/Ekskluzive.al