osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur në shtëpi të presin 3 vrasësit që i ke vetëprodhuar!

Kur në shtëpi të presin 3 vrasësit që i ke vetëprodhuar!

Nga Anri Bala

Vrasja horror e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij dhe bashkëshortja “miratuese”, është vërtet një krim makabër, që ndodh rrallë ose nuk ndodh kurrë.

Një vrasje sipas psikologëve dhe studiuesve që ndodh për shumë arsye, por në momentin kur njeriu ka kaluar në gjendje anormale mendore dhe natyrisht tre fëmijët e rritur të një prindi, nuk mund të kalojnë në depresion dhe humbje të arsyetimit njëkohësisht.

Pra, shkaku i kësaj vrasje, ka shumë arsye! Dikush mund të justifikoj realitetin, duke përmendur shoqëri edhe më të zhvilluara se e jona, ku krimi është prezent.

Faktikisht, secili prej nesh vritet në mënyra të ndryshme, në vende, nga njerëz, dhe institucione të shumta. Si fillim, “vrasin” prindërit me keq edukimin e tyre, me apo pa dashje kur rrisin fëmijë të dhunshëm me parimin “le t’ia dalin vetë”. Më pas, “vret” shkolla kur toleron, anashkalon dhe krijon qenie hibride të pashkolluara.

Pastaj, keq edukimi psikologjik me autoritetin, që përkthehet në dhunë verbale… pa folur, e cila gradualisht përvetësohet nga fëmijët e dalëngadalë e merr vesh se ke rritur një kopje tënden, por shumë më të rrezikshme, sepse përveç vesit dhe sjelljeve të fituara, ai produkt që ke “vetëprodhuar”, ka në brëndësi edhe urrejtjen e mllefin e fatit të keq dhe vjen një moment që mund të shpërthej.

A e planifikuan vrasjen e babait dhe a e bënë të tre fëmijët sipas një plani? Kjo është e pabesueshme! Vrasja u krye në momente sherri, pra në gjendje të rënduar psiqike, kur djali i madh shpërtheu me mllefin dhe urrejtjen që kishte grumbulluar, duke eskaluar në vrasjen e babait autoritar, që nuk arriti kurrë të kuptonte, se fëmijët ishin rritur dhe kishin personalitetin e tyre.

Ndaj, edhe dy fëmijët e tjerë u bënë bashkëpuntorë për të shpëtuar vëllain, madje e motra ishte gati ta merrte përsipër këtë krim horror, sepse u solidarizuan, ngaqë ishin rritur nga i njëjti edukues, nën të njënjtën çati. Ky krim i rrallë, në llojin e tij, tregon edhe njëherë, se në çfarë gjendje është shoqëria shqiptare.

Nuk mund të imagjinohet, që një baba vetëprodhoi vrasësit e tij, tre kriminel në moshë aq të re, që i kishin “zënë pritë” në strehën e ftohtë familjare, që ai e kishte ndërtuar për ata. Kurrë, asnjë prind nuk e imagjinon të rrisë vrasës, sidomos të atij vetë, por fatkeqësisht, kurrë nuk arrin ta kuptoj se në fakt i ka rritur… kur ndodh gjëma, natyrisht me ndihmën e shoqërisë zhelane me arna, që kemi sot.

Katër jetë të humbura, për një fenomen shoqëror, që lulëzon në vendet patriakale si Shqipëria, por që sot i ka kaluar të gjitha parashkimet. Ndaj, kërkohet civilizim dhe braktisja gjenetike e kësaj shoqërie, që mitra e saj e ndyrë të mos prodhoj produkte bastardësh… por njerëz. /Ekskluzive.al