osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur policia dhe prokuroria nuk pranojnë të takohen… me të “zotin e mallit”!

Kur policia dhe prokuroria nuk pranojnë të takohen… me të “zotin e mallit”!

Nga Anri Bala

Për habinë tonë, por jo më pak të botës, e cila rrezikon të mbetet “shakull në vend”, sapo të dëgjoj bëmat dhe “gjëmat” tona… pa më të voglin dyshim, të gjitha ngjarjet që zhvillohen në kufijtë e absurdit, janë jo vetëm të turpshme, por nëse turpi do kishte një çmim, ne do të rënditeshim në majën më të lartë të tij… për Guinness. Për fatin tonë të keq, turpi në vendin tonë, nuk ka vetëm elementë të turpit, por është “pagëzuar e bekuar” me emrin poshtërsi, qysh nga ngjizja e politurpeve, që drejtojnë fatet tona me poligënjeshtra nën sloganin tallës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”… por me sa duket, për disa, është edhe më e barabartë!

Për të kuptuar më mirë dy standardet e drejtësisë, mjaft që të ndjekësh vetëm ngjarjet e fundit, si droga pa autor dhe shofer-magazinieri i arrestuar për rastin 618 kg kokainë në magazinën e Maminasit… Babale akuza e deputetëve dhe gazetarëve “azilantë politik”… dhe rasti më i fundit, fatkeqësisht kopjativ i ngjarjes së Maminasit, “Toyotat me vlerë 3.4 mln euro”. Të tre rastet, kanë një gjë të përbashkët, kriminelët e vërtetë po hetohen “pafundësisht”… nga prokuroria dhe po ndiqen “këmba këmbës”, në drejtim të paditur… nga policia!

Ditën e sotme, pasi u “rropatën” oficerët e krimit ekonomik të numëronin sasinë e parave të sekuestruara në Portin e Durrësit, për të cilën u deshën më shumë se 24 orë… policia doli me një deklaratë, ku fajësonte një agjent të Shërbimit Informativ Shqiptarë, se operacioni u dekonspirua prej tij… pasi ai ishte rrëfyer si tek prifti, tek kryetari i “Shtëpisë së Gjetheve SHQUP” dhe të dy tashmë, janë vënë “nën hetim”! “Nën hetim”, si në rastin e pronarëve të vërtetë të drogës së Maminasit, “nën hetim” si Babalja azilant politik në Kosovë, “nën hetim” si deputetët e fshehur pa adresë të SHQUP-it për audiopërgjimin, nën hetim si gazetari autor i audiopërgjimit 100 mijë euro… dhe sa e sa hetime, që fajtorët e vërtetë ose nuk gjenden, ose janë në “arrati”!

Dekonspirimi i operacionit, pa asnjë autor përgjegjës, është vetëm një justifikim nga policia apo prokuroria, që për të tre rastet në fjalë, deri më tani nuk ka asnjë person nën hetim apo arrestim. Është skandaloze, po aq edhe e frikshme të mendosh, se këta “çibanë”, nuk ua kanë “shkulur rrënjët” nga organet ligjzbatuese të vendit, ndaj fajtori… mbetet “anonim”!

Dekonspirimi i aksioneve me informacion nga partnerët dhe ndërprerja e tyre, sikur të ishin veprime policore të rastësishme në kushtet e flagrancës, na krijon përshtypjen, për të mos thënë bindjen, se organet ligjzbatuese shqiptare, kanë një sëmundje: “Frikën” për tu përballur… me kriminelët e vërtetë!

Është vërtetë e frikshme, kur shikon të flitet për krime monstruoze, për vende shumë më të mëdha, në një vend kaq të vogël sa Shqipëria dhe pas hekurave përfundojnë ushtarë të vegjël, që nuk kanë asnjë lidhje me “perandorinë e krimit”, por janë të lidhur pazgjidhshmërisht me punën… për bukën e gojës!

Është kriminale dhe e patolerueshme, që dekonspiruesit dhe bashkëpuntorët e tyre, shëtisin lartë e poshtë dhe mburren me bëmat e tyre, duke u paguar nga shteti… për tu tallur me shtetin. Shteti, nëse është në “gjumë”… duhet të zgjohet, sepse tepsia nuk është asgjë në krahasim me kazanin e ziftit, që djeg e përvëlon ligjin, drejtësinë dhe emrin shtet, e që kanë një emër… strukturat ligjzbatuese dhe të sigurisë kombëtare.

Kjo tallje pafund, e ka emrin padrejtësi për “qytetar-fukarain”, e ndershmëri-paprekshmëri për kriminelin, trafikantin dhe hajdutin… sepse organet ligjzbatuese flenë gjumë dhe agallarët e pushtetit, bëjnë humor në kuvend, hanë e pinë e u gëzohen batutave… dhe nga ngjarja në ngjarje, ku njëra harrohet, sapo tjetra “këndohet”! Ndërsa, qytetar-fukarai, rri dhe pret buzëplasur “kismetin”, me sy dhe krahë duke “lypur” nga qielli… se do vijë një ditë, ku zotrinjtë kriminel do të dënohen, por më kot pret të bie rrufeja në halen… ku janë vendosur rrufepritëse!/Ekskluzive.al