Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, kur drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25-vjeç humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti u përplas me një bordurë betoni.
Përplasja ishte aq e fortë sa 25-vjeçari dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe (bashkëshortja) dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç, ndërruan jetë në vend.
Ndërkohë të plagosurit Rejsi Vrijoni 26-vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D, u nisën drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Paraprakisht adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se automjeti që po udhëtonin tre të rinjtë është shkatërruar plotësisht, teksa në vendin e ngjarjes kanë mbetur ende disa pjesë të vogla të automjetit.
Policia ka hequr me karrotrec makinën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

