Në fillim të shtatorit të vitit 1998 kishte ngjarje në jug të vendit. Pas një arrestimi në Lazarat banorët e fshatit bllokuan për orë të tëra rrugën nacionale dhe qëllonin me armë. Më pas shteti u vu në lëvizje me Forcat Speciale të cilat u futën në fshat por ranë në pritë. Lazaratasit plagosën 8 efektivë dhe u dogjën makinat. Këto ngjarje pasqyroheshin gjerësisht në shtypin e shkruar më 3 shtator 1998-të.
Në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “ Lazarat, kurth Specialëve”. Botimet politike RD dhe ZP replikonin dhe akuzonin ashpër rivalët politikë për këtë ngjarje. Në RD shkruhej: “Fatos Nano urdhëroi gjakderdhejn në Lazarat” ndërsa në ZP titulli kryesor ishte ky: “ Lazot e krimit, Berisha aleat”

