osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit, sizmologët: Janë pasgoditje të tërmetit të së martës, natyrshëm toka do shkoj në vendin e saj

Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit, sizmologët: Janë pasgoditje të tërmetit të së martës, natyrshëm toka do shkoj në vendin e saj

Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe ditët e djeshme, ku u ndjenë dy lëkundje 5.1 dhe 4 ballë. Sizmologët Llambro Duni dhe Rexhep Koçi u shprehën se ato janë pasgoditje të tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës dhe janë gjithmonë të një shkalle më të ulët se lëkundja e parë.

Sizmologu, Rexhep Koçi në një reagim për mediat deklaroi se këto pasgoditje janë normale pasi aktiviteti sizmik po vijon. Sizmiologu shtoi më tej se pas goditjes kulminante të 26 nëntorit, vetëm tre goditje kanë qenë rreth 5 rihter, ndërsa të tjera kanë qenë gjithmonë e më të vogla. Ndër të tjera sizmologu tha se nuk ka vend për panik pasi shkalla e këtyre lëkundjeve është në rënie. “5.1 rihter. Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë.

Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike. Nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar”, tha Rexhep Koçi. Sizmiologu Llambro Duni shpjegoi lëvizjen e tokës me 10 centimetra në Durrës pas tërmetit të 26 shtatorit. Në një reagim për media, ai tha se një lëvizje e tillë është e natyrshme. Duni tha se do ketë pasgoditje të mëtejshme, por nuk mund të parashikohet intensiteti i tyre.

“Mekanizmi që ka gjeneruar këtë tërmet është se kemi dy blloqe, një sipër dhe një poshtë. Pas tërmetit blloku sipër ka lëvizur poshtë dhe është e natyrshme një lëvizje e tillë. Si e kemi thënë për momentin njerëzit duhet të ndjekin me vëmendje këshillat pasi çdo lëkundje mund të ndikojë. Kjo është një ngjarja që nuk ndodh prej 40 vitesh në Shqipëri. Sa i takon numrit të pasgoditjeve, sa më shumë pasgoditje të ketë, aq më mirë është se shkon toka në vend. Do të ketë pas goditje të mëtejshme. Nuk mund të parashikoj. Jemi duke monitoruar në vijim. Në vijim do të kontribuojmë me sa të mundemi për të sqaruar gjithçka”, tha Duni.