Sapo e morën vesh “pelikanët kaurrel pa flokë” dhe “flamingot pa fole në Zvërneci” para kryeministrisë, se Ukraina madje vetë Zelensky në një takim me si vëllain sllavo-ortodoks Vuçiç kishte deklaruar se nuk do e njihte Kosovën, i “kaploi” mërzia dhe inati dhe morën “ushkurët” për të protestuar në emër të atyre që i kanë poshtruar… UCK-së, kur nuk i lidh asgjë me ta, sipas gjithë deklaratave të drejtuesve të UÇK, që njerëzit që protestojnë në bulevard janë zagarë të Albin Kurtit, që mendojnë se mund të destabilizojnë Shqipërinë, si vend “armik” i Kosovës dhe si aleatët kryesor të Hashim Thaçit, çlirimtarëve dhe themeluseve të Republikës.
Protestuesit me “qera” gjetën një arsye të gatëshme, por qesharak … sulmin në Tiranë të dy përfaqësive diplomatike, asaj të Ukrainës dhe të Serbisë, si dy ende që nuk e njohin dhe deklarojnë publikisht se nuk do ta njohin Kosovën, për shumë arsye, që duhen shumë orë për tu thënë apo shkruajtur e ndoshta nuk vlejnë aspak, sepse…kujt t’ia thuash.
Këta ardhacak nga shteti fqinjë, që kanë 72 ditë që bëjnë xhiro pa Maps nëpër Tirana do e kenë vështirë t’i mësojnë rrugët dhe sheshet e qytetit, ndaj që tu a heqim pak tërbimin po u themi se në Tiranë janë edhe Ambasadat Rumune, Sllovake, Spanjolle, Qipriote dhe Greke që janë anëtarë të BE-së dhe sfidues kryesor të komunitetit europian me sjelljen e tyre arbitrare… mosnjohjen e Republikës së Kosovës.
Ndaj protesta para selisë së Ukrainës dhe Serbisë është një gjest qesharak dhe një foto për tu arkivuar e kllounëve që drejtojnë një protestë, që devijon e hidhet sa në një “shteg në një hendek”, sepse nuk dinë se kush janë dhe kërkojnë të pamundurën pa i ditur mundësit që kanë duke u mbështetur te iluzionin psiqik që kanë për revolucionin…
Një xhiro në Bulevard me klithma dhe ulërima kundër çdo gjëje dhe individi, që nuk mendon si ata dhe kështu Rama do iki, Berisha do japi frymën aty ku është, ndërsa këta do na e ndrisin Shqipërinë… siç e ndriti dikur Berisha apo Albini sot Kosovën.
Akti i turpshëm i Kurtit që puthet e guduliset si “xhol” në duart e Micotaqit me çingijen minoritare Dejona Mihali duhet të inspironte revoltën më e madhe për çdo qytetar të Kosovës edhe e atyre “langarëve” që po i qajnë hallin Shqipërisë se kush e drejton dhe kush duhet ta drejtoi, kur në trojet Dardane nuk ka.. as shtet, as qeveri dhe vendi i udhëhequr nga histeri e ca dordolecëve patriotik, që nuk kanë hedhur një kapsoll për çlirimin e atëdheut të tyre, ka humbur rrugën dhe nuk e di se ku do përfundoi.
Në përpjekje për të minimizuar mbështetjen e Edi Ramës dhe Shqipërisë për Ukrainën, lehësit e të gjitha ngjyrave, që gjuajnë pas ferrave si gjujtësa pervers çiftesh të sistemitë komunizmit, menduan se u erdhi dhe një dhuratë nga armiku që nuk qenka bërë mik
Komanduesit e altoparlantëve kishin si qëllim të vedosnin një paralele me deklaratën e Zelenskyt dhe Vuçiçit me Edi Ramën si bashkëpuntorë i tyre dhe antishqiptarë kur zoti Rama ka tjetër askse në mardhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë me Ukrainë.
Kjo ishte një intrigë sa qesharake aq edhe fshatareske, ishte njësoj sikur të tentosh ta ushqesh luanin në kafaz me jonxhë për lopët, se asqë u binte ndërmend njohja e Kosovës dhe kjo i zgjoi pro rusët e Kosovës… ata që janë të shqetësuar për mosnjohjen e Kosovës, sepse njohja e Kosovës nga Ukraina hap një dritare debati tepër spekulativ, që nuk mbyllej lehtë mes Amerikës dhe Rusisë.
Ndaj derisa “albinët” shqiptaro-serb të sillen vërdall nëpër rrugët e Tiranës, për të vendosur se kush do e qeverisi Shqipërinë dhe “dejonat” greko-shqiptare të ulen këmkryq në qeverinë e Kosovës si mentor, lëreni të qetë Ukrainën dhe popullin e saj martirë, sepse i motra e re greke i’u ka futur të “tretin dhe të tetin” në sy dhe gojë e që nuk i’u lë as të shikoni dhe as të ulurisni, por të çuksni kokrrat e helmuara të mllefit anti-Shqipri sëbashku, në një çanak dhe kurrë nuk ka për t’i u njohur si shtet edhe sikur t’i hiqni brekët në Omonia…siç i heq Bini dhe Deona në Santorini apo Mikonas! /Ekskluzive.al

