osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Letër publike e avokatit Romeo Kara drejtuar Edi Ramës, drejtuesve kryesor të vendit dhe përfaqësuesve diplomatik në Shqipëri!

Letër publike e avokatit Romeo Kara drejtuar Edi Ramës, drejtuesve kryesor të vendit dhe përfaqësuesve diplomatik në Shqipëri!

Drejtuar: Z. Edi RAMA
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Z. Gramoz RUÇI
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Znj. Arta MARKU
Prokurore e Përgjithshme

Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Znj. Erinda BALLANCA
Avokate e Popullit

Znj. Genta TAFA (BUNGO)
Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Z. Luigi SORECA
Ambsador i Bashkimit Europian në Shqipëri

Z. Daniel KOSKI
Zv. Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në detyrë.

Znj. Susane SCHÜTZ
Ambasadore e Republikës Gjermane në Shqipëri

Z. Duncan NORMAN
Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Znj. Christina VASAK
Ambasadore e Republikës Franceze në Shqipëri.

Z. Bernd Borchardt
Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Shqipëri.

Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Lënda: Vënie në dijeni dhe kërkesë për sensibilizim

Të nderuar autoritete të larta të Republikës së Shqipërisë,
Të nderuar ambasadorë të USA, EU, Republikës Gjermane, Mbretërisë së Bashkuar,
Republikës Franceze, OSBE-së, Këshillit të të Europës, Komitetit të Helsinkit,

– Është e dyta herë që brenda një kohe të shkurtër, ju drejtohem për të njëjtën dukuri të përsëritur karshi meje, shpallem fajtor nga gjykata për shpifje përkundrejt djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
– Këtë herë dënohem për shpifje edhe pse në të vërtetë, shpifja e supozuar nga gjykata është vetëm një opinion, një e drejtë themelore e imja, e njohur nga ligji dhe konventat ndërkombëtare si dhe nga vetë Zoti.
U shpalla fajtor edhe pse ofrova të njëjtin argumentim mbrojtës si dhe referencë vendimesh të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut, me të cilat vetë Sali Berisha ka fituar disa herë pafajësi në raste të tilla pranë Gjykatës së Lartë. Pra, kemi të bëjmë në mënyrë të hapur me një standard të dyfishtë të zbatimit të drejtësisë nga gjykatat shqiptare për të njëjtat çështje.
– Përsëri jam gjykuar nga një gjyqtar i cili është publikisht i njohur si beniamin i familjes Berisha. Ai quhet Gerd Hoxha.
– Edhe pse kam kërkuar dorëheqjen dhe largimin e këtij gjyqtari, gjykata e hodhi poshtë kërkesën time kështu që i gjithë proçesi gjyqësor u kthye në një farsë me një përfundim të paralajmëruar.
– Nuk është çudi, që lidhur me të njëjtën akuzë, unë të shpallem përsëri fajtor nga gjykata, lidhur me një proçes tjetër gjyqësor, ku sërisht është akuzues i biri i Sali Berishës.
– Përse gjithë këto sulme karshi meje nga familja Berisha? Me sa shihet qartë, unë tashmë jam bërë një target i përhershëm i kësaj familje dhe për ta është bërë synim kryesor që personi që ka bërë 3 (tri) kallëzime penale përkundrejt Sali Berishës, pra unë, të anatemohet, sulmohet, denigrohet, shkatërrohet, dhe dënohet me qëllim që të goditet besueshmëria ime dhe e kallëzimeve të mia penale karshi Berishës.
– Kallëzimet penale të bëra nga unë karshi Berishës janë:
1. lidhur me privatizimin e CEZ, datë 31.032017;
2. lidhur me kontratën DIA – CEZ, datë 18.10.2017;
3. lidhur me thirrjet publike për veprime të dhunshme, datë 21.12.2018;
Siç shihet edhe më sipër unë nuk kam ndërtuar asnjë raport armiqësor për arsye personale. Të 3 (tri) kallëzimet nuk kanë të bëjnë me interesat e mia personale.
– Nëse realisht familja Berisha do të shqetësohej për shpifje, atëherë ata duhet të më padisnin për kallëzim të rremë dhe shpifje njëkohësisht, lidhur me 3 (tri) kallëzimet e mia të përshkruara më sipër. Por jo, ata absolutisht nuk i përmendin kurrë ato dhe i largohen temës së privatizimit të CEZ-it, si djalli temianit.
Pra, familja Berisha nuk ka problem cënimin e nderit, pasi unë në kallëzimet e mia, e kam cilësuar si hajdut dhe të korruptuar atë dhe familja nuk ka reaguar lidhur më këtë.
Ata e kanë hallin sesi të rrëzojnë nesër në një proces të mundshëm gjyqësor kundra tyre, akuzat e mia të cilat kanë shumë gjasa të sjellin fundin total dhe të merituar, të tyre dhe gjithë politikanëve të ngjashëm me ta.
– Gjithmonë e kam ditur se Berisha simbolizon, përfaqëson dhe drejton një strukturë të madhe kriminale të kthyer në sistem dhe nuk jam aspak i befasuar me qëndrimet dhe vendimet e gjyqtarëve karshi meje.
Në të vërtetë, unë sot po gjykohem nga Berisha, ku ai është njëkohësisht akuzues, prokuror dhe gjyqtar.
– Prej kohësh gjykatat dhe prokuroria kanë qënë dhe janë garant të privilegjeve të Berishës dhe të gjithë atyre që veprojnë si Berisha, pavarësisht se kujt force politike i përkasin.
– Edhe pse duket e parealizueshme, unë kam menduar se vetëm duke kërkuar të drejtën si në rastin e kallëzimeve të mia, ne do të rindërtojmë realisht sistemin e drejtësisë, që sot është i cunguar në pothuaj gjysmën e organikës së tij dhe në pjesën tjetër totalisht i pabesueshëm dhe i korruptuar.
– Të nderuar autoritete të larta të Republikës së Shqipërisë,
Të nderuar ambasadorë të USA, EU, Republikës Gjermane, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës Franceze, OSBE-së, Këshillit të Europës, Komitetit të Helsinkit,
Ju po drejtoni apo po punoni të akredituar në një vend ku një avokati i bëhet nga gjykata një padrejtësi flagrante dhe mendoni çfarë mund t`iu ndodhë të tjerëve.
– Ju punoni në një vend ku njerëzit ndjehen të pashpresë, se ky vend mund të bëhet dhe ku emigracioni ka mbetur e vetmja alternativë mbijetese, për arsye: ekonomike dhe drejtësie, ku sigurisht mungesa e drejtësisë është shkaku dhe i gjendjes ekonomike.
– Unë kam kontakte të panumërta me njerëzit dhe shumica e tyre shprehen se ky vend nuk mund të bëhet dhe nuk do të bëhet pasi këtu kurrë nuk do të ketë drejtësi.
– Të gjithë njerëzit që dinë ta vlerësojnë këtë realitet, që njohin shkaqet e këtij realiteti dhe Berishën si arkitektin kryesor të këtij realiteti pohojnë se përsa kohë që Berisha do të kërcënojë vendosjen e drejtësisë me destabilitet politik, për aq kohë ky vend nuk do të ketë drejtësi.
Përballë kërcënimeve të tilla, rruga më e efektshme, por sigurisht e vështirë deri në vetmohim është përballja me Berishën dhe sistemin e tij.
Unë personalisht kam zgjedhur përballjen dhe kjo për arsye të një zhgënjimi pa fund prej retorikës boshe dhe bajate të politikës.
– Ju punoni në një vend shumë pranë gjeografikisht zemrës së Europës, por njëkohësisht shumë larg standardeve të saj.
– Ju punoni në një vend që krahas vendit të parë për nivelin e emigracionit kryeson gjithashtu edhe për ngjitjen e llumit në nivelet më të larta të politikës, shtetit dhe biznesit dhe ku zëri ngrihet vetëm për interesa dhe kurrë për të drejta.
– Ju punoni në një vend me shumë histori të njohur dhe të panjohur që dikur mirëpriste për shkollim perandorët, senatorët dhe konsujt romakë, ndërkohë që sot konsiderohemi si delja e zezë e Europës dhe shkollat tona nuk janë të afta as për të qeverisur veten dhe jo më vendin.
– Ju punoni në një vend, populli i së cilës zotëron një mekanizëm të çmuar gjuhësor dhe akademikët ia dinë mirë vlerën, po ku njerëzit nuk e gjejnë kurrë gjuhën për t`u marrë vesh dhe për t`u bashkuar dhe për ta ndërtuar vendin tonë, familjen tonë shqiptare.
– E gjithë puna juaj e deritanishme ka qënë e pamjaftueshme, e pafrytshme dhe ka bërë që këtij populli ti vritet shpresa deri në ekstrem.
– Realiteti shqiptar qëndron si sfidë përballë jush. Këtu mund të kesh sukses për të drejtat e kafshëve, bullizmit apo homoseksualizmit, por absolutisht jo kur bëhet fjalë për të folur e vepruar sipas parimeve ligjore.
– Ju flisni për drejtësi, por ju e dini mirë se drejtësinë nuk mund ta bëjë kjo politikë dhe këta aktorë politikë që nga A-ja tek Zh-ja janë vetë shkaku i kësaj gjendjeje.
– Kur flitet për interesa qofshin edhe të jashtëligjshme, këtu mund të gjesh kompromisin ndërsa kur flitet për drejtësinë JO, JO dhe JO, largohen të gjithë se e dine se drejtësia do të thotë stop privilegjeve, korrupsionit, vjedhjes, grabitjes dhe politikës si profesioni më fitimprurës.
– Skalioni i dytë i sistemit të së drejtësisë po serviret si i virgjër dhe i denjë për të ardhur në krye të sistemit. Përsëri jo, reflektoni sa nuk është vonë, kthejuni njerëzve të drejtën themelore, të drejtën për të zgjedhur njerëzit që duhet të drejtojnë dhe duhet të vendosin drejtësi.
– Sistemi i deritanishëm i demokracisë së përfaqësuar ka dështuar, e ka mbyllur cilkin e tij dhe për alternativë të së nesërmes ofron vetëm riciklimin dhe kthimin e ish-pushtetarëve të djeshëm. Ky vend po lëngon nga dhuna politike e tre- katër personave. Sot ka ardhur dita e popullit dhe e demokracisë së drejtpërdrejtë.
– Ky sistem politik sado që të arnohet, në thelb do ruajë vjedhjen nëpërmjet pushtetit, prandaj shikojeni në sy realitetin dhe veproni të paktën një herë njerëzisht duke u udhëhequr nga zemra e jo nga interesat.
Siç e shikoni, nuk po kërkoj të drejtën time tek ju, pasi deri më tani i keni mbyllur me sukses sytë dhe veshët tuaj, por po kërkoj të drejtën e këtij populli fatkeq i cili shumë shpejt do të mbushë dy breza kohorë në emigracion.
Historia ka treguar se shumë popuj janë zhdukur kur tek ata ka humbur boshti i moralit. Historia jonë e 30 (tridhjetë) viteve të fundit e fakton më së miri këtë.
– Emigrantët e shumtë lindorë, çekë, polakë, hungarezë etj të dyndur në Europë, deri në Greqi prej vitesh janë kthyer në vendet e tyre, i kanë ndërtuar ato, i gëzohen jetës së tyre në to duke konkuruar me sukses pjesën tjetër të Europës në të gjitha parametrat.
– Të nderuar, bëni të mundur kthimin e drejtësisë dhe dinjitetit të këtij populli me histori dhe vlera të mëdha.

Në këtë sfidë do të keni përkrah të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm, zëri i të cilëve nuk ka qenë i mundur të dëgjohet deri më tani.

Me konsideratë,

Romeo KARA