osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lul, nëse ti kalon vettingun, do të të votoj, pastaj…. do vras veten!

Lul, nëse ti kalon vettingun, do të të votoj, pastaj…. do vras veten!

Nga Anri Bala

Ai, si kryetar i PD, është i veçantë në llojin kryetar! I ka të gjitha, sharmin, elegancën, buzëqeshjen, ngërdheshjen, lotët, kur është për të qeshur dhe entuziazmin… kur është për të qarë. Me gjithë këto të “mira”, lum e djathta për këtë djathë që ka, që edhe minjtë nuk mund të kruanin dhëmbët me të deri tani, sepse aq pak peshon… në opozitë.

Por, unë kam vendosur, se nuk do e lë Lul Bashën, mikun tim në opozitë, të peshoi kaq pak, sepse pas atij “shpërthimi”, sot ai meriton shumë e më shumë… atë që ëndërron, karrigen e Kryeministrit.

Sot, me të vërtetë më ka befasur, se nuk e mendoja kurrë kaq surprizues, jo se nuk bënë surpriza, por janë imagjinare. Imagjinata është ëndërr dhe është falas. kurse ato, si surpriza e sotme kushtojnë,   e natyrisht nuk falen, sepse kanë emblemën e djersës dhe mundit, ndaj pak i besoj… Lul punëtorit!

Ama, nuk do i ndahem për atë që kërkoi sot….si i pastër: Urgjent vetting politikanëve!

Ndoshta, mendova nuk e ka seriozisht, ose ka rrëkëllyer ndonjë gotë, bashkë me një cigare, nga ato të mirat, holandezet, që shiten nëpër “Tabacco”, e këtë dyshim ma forcoi edhe Berisha, kur nuk arriti të hypte në karrigen e vetme, që i ka mbetur… atë të makinës.

A e dini pse mendova kështu, sepse është guxim i madh të shkosh para Azrailit, ëngjëllit të vdekjes, që të të seleksionoi, nëse ke bërë për të të marrë, apo nuk ke bërë asgjë dhe duhet të presësh, mes njerëzve të papërlyer… për në parajsë?!

Nuk do e besoja kurrë, nëse do më thoshte që e kisha seriozisht, ose do e besoja dhe do habitesha, se vërtet shpreson, se ka drejtësi vettingashe, që atë ta nxjerr “qelibar”?! Vërtet mendon, se mund të kthehet koha mbrapsht, për tu kthyer edhe ai dhe të gjithë ata, që i përkasin serës së tij, aty ku ishin… kur lindën. Vetëm nëse koha kthehet mbrapsht… gjë e pa mundur, sepse koha as që mund të ndalohet të paktën… që të mund të ëndërronte.

Apo shpreson, se përderisa për kaq kohë nuk i ka hyrë gjembë në këmbë, për akuza nga më të rëndat, përse të mos guxoi!

Në fakt i’a ka dal ta mbjellë intrigën me ligjin e dekriminalizimit, për të larguar ca qyqarë, të gënjyer në politik… kriminela emigrantë të  paligjshëm, por shumë më të pastër se ai dhe shumë si ai, e aq të zotë u treguan, sa e benë ligjin siç e deshën ai dhe ata, që kriminelat e vërtetë në politik, asnjë gërmë të mos i prekte.

Për atë që nuk të njeh, natyrisht mund të të besonte Lul, por për atë që je… duhet të presësh dhe pak drejtësinë e re, sepse këto broçkulla nuk kanë asnjë lidhje me figurën e politikanit, por janë mall konsumi politik, për tu shitur… te budallenjtë

Të besova mor Lul, e të premtova, por kur të lexova, pashë që ishe po ai, gënjeshtari i pandreqshëm… që nuk skuqet kurrë.

Si mor Lul ma prishe ëndrrën?!

Këto more Lul janë ëndërrat e tuaja dhe e miqve të tu, për të marrë në dorë çekiçin e gjyqtarit, e për të mos shkuar në banesën e fajtorit… në burg!

1- Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

Vërtet, ti si i akuzuar për disa krime, mendon se nuk bënë pjesë në këtë kategori?!

2- Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

“Ej, thirri mendjes or çun”, se ti shpëtove nga drejtësia e kapur, kurse tani e ka “kapur” Amerika dhe BE dhe mos shiko ëndërra ta kapësh prapë, veçse… byzylykët, nëse je i “pastër”, siç të njohin shqiptarët.

3- Zgjedhje të lira e të ndershme, demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin.

Lul, e di që je hajdut, por je dhe gënjeshtar! A  e mban mend si u bëre deputet me çertifikatat e Rrugës së Kavajës, apo Kryebashkiak me fletë votimi të mbledhura nëpër kosha plehrash?!

4- Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Është për të ardhur keq mor Lul, se qenke i sëmur dhe me sklerozë! Si more e harrova kaq shpejt Bllokun e Kuq, 21 Janarin, Gërdecin, Rrugën e Kombit, Lazaratin, oligarkët tuaj, që u morët miliona kur pushteti juaj ishte në grahmat e fundit dhe na i latë në derë, me thesin bosh të babëzisë suaj, si dhe qindra marrëveshje hajdutërie, që sot po i paguajmë ne, pa e ditur se… përse?!

Të gjithë bëmat e tua Lul, janë shkruar me gërma kapitale dhe “kapital” do jetë edhe gjykimi, e në paç vullnet ti… e në dasht Zoti, ne do të lutemi çdo ditë: U plohtësoft dëshira jote…veting ama veting!

Edhe një pyetje, që të mos dukesh si kodoshi, që e fsheh kopilin e tij: Po ti dhe ato që kanë qeverisur me ty e si ti, ku jeni, apo ju do jeni… KPK?! Tani dhe diçka të fundit, nëse e ha kush këtë vetting për vete, unë Lul do e mbaj fjalën, do të të votoj për kryeministër dhe në fund… do vras veten, sepse po pres të shikoj pas hekurave, aty ku sot janë plot njerëz, që nuk kanë bërë asgjë… por kanë gabuar duke ndihmuar!/Ekskluzive.al